Kreu i Kadastrës së Sarandës jep dorëheqjen

Kreu i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola ka dhënë dorëheqjen.

Kola konfirmon se dorëheqja lidhet me angazhimin e tij në fushatën e zgjedhjeve të 2021 si kryetar i degës lokale të PS-së në Sarandë, shkruan “balkanweb”.

Tashmë na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet, ndërkohë PS ka filluar me organizimin e strukturave.