KQZ regjistron koalcionin ‘Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim’

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në mbledhjen online që ka zhvilluar ditën e sotme ka regjistruar edhe koalicionin “PD-Aleanca për Ndryshim”, i Partisë Demokratike me aleatët.

Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë, po në mbledhjen e sotme, është miratuar edhe projekti pilot për votim dhe numërim elektronik në ZAZ 40 në njësinë numër 10 në Bashkinë e Tiranës.