KQZ përditëson rezultatin: PS kryeson, PD pëson rritje (Shifrat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin më të fundit të të dhënave, teksa kanë kaluar rreth 17 orë nga hapja e procesit të numërimit. Në total janë numëruar 2512 kuti nga 5199, pra rreth 47.6%.

PS nga 49.47% është ulur në 48.83%, ndërsa PD nga 38.7 ka  shënuar një rritje në 39.23%, me LSI 7.09%.

Surprizë është partia e Tom Doshit PSD (2.12%) e cila në bazë të llogaritjes së projeksioneve paraprake mund të arrije deri në 3 deputetë.

Rezultatet deri tani

Partia Socialiste  48.82% ose 352,967vota.

Partia Demokratike 39.23 % ose 283,578 vota.

LSI 7.09 % ose 51,248 vota.

PSD 2.12% ose 15, 337vota në rang vendi.