E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

”KQZ nuk do t’i japë mandatin”/ Avokati: Berisha s’mund të jetë në Kuvend

Avokati i njohur, Spartak Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Deklarata e Ngjelës u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Repolitix”.

Sipas Ngjelës, ligji i dekriminalizimit e pengon Berishën që të shkojë në Kuvend në muajin shtator. Ndër të tjera, Ngjela u shpreh se nuk është diçka e vogël që e gjithë familja Berisha u shpall ”non grata” nga SHBA-të.

Ndër të tjera, Ngjela tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i japë mandatin ish-kryeministrit Berisha.

“Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament”, tha Ngjela.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Parakalimi i Shqipërisë në ceremoninë e hapjes në Tokio

U mbajt sot, nga ora 13:00, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike. Mes ekipeve olimpike, kanë parakaluar edhe shqiptarët në pistën e Lojërave Olimpike...

“Përndiqte të renë, i dhunoi të atin”, policia arreston 29-vjeçarin

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pas denoncimit të një 23-vjeçareje e cila është ankuar se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas,...

Episodi/ Kielini kujton momentin me Del Pieron “aty kuptova ç’është Juventusi”

“Shoku i ekipit që më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë Juventus ishte Del Piero. Kur fituam kampionatin në Serie B, ai...

Merkato/ Transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori? Guardiola do Harry Kane

Tuttomercato.web Bombë nga Anglia, në lidhje me të ardhmen e Harry Kane. Sipas The Sun, Manchester City ka Harry Kane në shënjestër dhe do t'i...

“Ishte lojë e njerkës”, gazetarja lexon LIVE sms-të e motrës së Eglantina Bucit

Vrasja e Eglantina Bucit është e mbuluar plot mister. Detajet deri diku kontradiktore, sjellin plot enigma lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Eglantina Buci...