Aktualitet

KPA shqyrton ankimet për anëtarët e Kushtetueses


               Publikuar në : 08:49 - 18/11/19 B H

Ankimi i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari do të merret në shqyrtim nga KPA më datë 27 nëntor.

Xhaferllari ankimoi vendimin e Shkallës së Parë të vettingut, e cila e la pa një vendim përfundimtar. Ajo kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe shpalljen e një vendimi përfundimtar, që është konfirmimi në detyrë.

Kushtetuesja njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj

“Përcaktimin e fakteve korrekte, identifikimin e ligjit të zbatueshëm dhe interpretimin e ligjit të zbatueshëm te faktet e përcaktuara në mënyrë korrekte, gjë që pas sjell ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 115, datë 11.03.2019, si dhe shpalljen e vendimit përfundimtar, duke konkluduar nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, në kontrollin e figurës dhe në vlerësimin e aftësive profesionale”, shkruhet në ankimin e saj.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Ardian Hajdari, në cilësinë e kryesuesit; Ina Rama, relatore; dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Kujtojmë se këtë javë, KPA do të marrë një vendim përfundimtar për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, për të cilin Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra. Trupi gjykues do të ta shpallë vendimin në lidhje me çështjen e tij më datë 21.11.2019, ora 11:00”,

‘Përplasja Vorpsi-Xhaferllari’/ Ambasadori italian tregon si duhet vepruar

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT