Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

KPA shkarkon prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri, për moskryerje hetimesh në 27 dosje

10 muaj ago
in Aktualitet
KPA shkarkon prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri, për moskryerje hetimesh në 27 dosje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri, për cenim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi u mor pasi gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, lidhur me gjetjet në 27 dosje, kur rezultonte të mos kishte kryer veprime hetimore.

Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë.

Ndaj prokurores Frashëri ishin zhvilluar më parë 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe gjetjet ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar të njëjtat probleme.

Njëri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes në detyrë për 6 muaj në vitin 2014, ndërsa dy të tjerët ishin pushuar për shkak të mungesës së kuadrit ligjor.

Pas kryerjes së trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, Komisioni e konfirmoi Frashërin në detyrë, por vendimi i shkallës së parë të vetingut u ankimua në Kolegj nga institucioni Komisionerëve Publikë, që kërkuan shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për probleme në aspektin profesional dhe cenim të besimit të publikut tek drejtësia.

Prokurorja Frashëri e kundërshtoi si të papranueshëm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi për pezullimin e saj nga detyra për një vit dhe dërgimi për trajnim Shkollën e Magjistraturës, ndaj të cilit ngrihen shkaqe, është i paankimueshëm.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Rezarta Schuetz deklaroi se ky pretendim i subjektit nuk u gjet i bazuar, duke argumentuar se ankimi i Komisionerit Publik kundërshton vendimin e konfirmimit dhe jo të ndërmjetmin për pezullimin e saj.

Në përfundim, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të prokurores Marsida Frashëri.

TË LIDHURA

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë
Aktualitet

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…
Aktualitet

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës
Aktualitet

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

11:32 | 18/04/2026
Next Post
‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik

‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën

Tiranë, 69-vjeçari vetëhidhet nga pallati dhe humb jetën







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”
Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

by mirseda
13:07 | 18/04/2026
0

Federata e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë 2026,...

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

Rama në Barcelonë, samiti i të majtës kundër ekstremit të djathtë

12:01 | 18/04/2026
Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

Pogradec, digjet banesa në fshatin Starovë, dyshohet se zjarri nisi nga…

11:59 | 18/04/2026
Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

Irani rimbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të bllokadës amerikane

11:48 | 18/04/2026
“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

“Më kërcënohet jeta”/ Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

11:32 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com