E mërkurë, 27 Janar, 2021
3 C
Tirana

Kosovë/ Shpend Ahmeti: Një klinikë private, vatër infeksioni 

Gjatë dy ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë. Vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 persona pozitivë, ndërkohë që të shëruar janë vetëm 2 persona. Edhe Komuna e Prishtinës e cila ishte një ndër qytetet që nuk kishte raste pozitive përgjatë 10 ditëve, tashmë është kthyer në një zonë me rrezikshmëri të lartë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha në “Euronews Albania” se një spital gjinekologjik në periferi të kryeqytetit, është kthyer në vatër të re infeksioni.

“Është e saktë se kishim gati tetë ditë që nuk kishim asnjë rast të ri. Numrin e pacientëve aktivë e kishim tre, dhe në tre ditët e fundit kemi pasur në Prishtinë më pak, por edhe në komunat e tjera kemi pasur rritje, që është pasojë e një spitali privat në periferi të Prishtinës. Një spitali gjinekologjik, që siç duket për shkak të lëvizjes së lirë të mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë, ku është zbuluar një paciente që ka shkuar në QKUK dhe ka rezultuar pozitive.

Kemi parë që ajo punon në atë spital dhe ne kemi testuar edhe personelin tjetër të klinikës private. Lajmi i mirë është se nuk e kemi numrin e personave aktivë, që kanë qenë tek piku para tre javësh. Ne kemi 200 raste aktive në krejt Kosovën. Shumica e tyre janë në gjendje të mirë”, tha ai.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...