E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kosovë-Serbi/Escobar: Tensionet janë shumë të larta

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të mërkurën u takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar.

Zyrtari amerikan tha se duhet që urgjentisht të gjendet zgjidhje për çështjen e targave të automjeteve dhe që palët t’i kthehen dialogut, përmes të cilit do të zgjidhen çështjet e hapura.

Takimet me BE-në për situatën në veri

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se ka zhvilluar takime të ndara me dy kryenegociatorët, me të cilët ka biseduar për gjetjen e mënyrave për tejkalimin e krizës aktuale.

“Këtë mëngjes zhvillova dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për mënyrat sesi të zgjidhet kriza aktuale. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona gjatë ditës”, shkroi ai në Twitter.

Takimet në Brukel vijnë në ditën e dhjetë të bllokimit të rrugëve që çojnë në dy pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Në Bashkimin Evropian shpresojnë se do të ketë takim të përbashkët mes Bislimit, Petkoviqit dhe Lajçakut dhe që ai do të prodhojë edhe rezultate konkrete që do të ndihmonin në uljen e tensioneve. Brukseli ka thënë se pret që kryenegociatorët, jo vetëm të jenë të gatshëm të diskutojnë, por edhe të kenë mandat të qartë që të arrijnë ndonjë rezultat në takim.

Më herët zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka pohuar që Gabriel Escobar, nuk pritet të marrë pjesë në takimet trepalëshe sepse ato janë format që përfshijnë vetëm delegacionet e Kosovës dhe Serbisë si palë biseduese dhe BE-në në cilësinë e lehtësueses.

Lexo edhe :   'Vetëm Bibla dhe Kurani nuk preken'/ Rama: S’ka dialog në anglisht me PD-në!

Edhe në ditën kur pritet të mbahen takimet në Bruksel, BE-ja ka përsëritur thirrjet që të ulen tensionet dhe të shfrytëzohet dialogu si platforma e vetme për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident në afërsi të asnjërës pikë kufitare, Jarinjë e Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë bllokadave, ndërkohë që misioni i KFOR-it ka rritur prezencën në këtë pjesë.

Von der Leyen: E rëndësishme që të mos përshkallëzohet situata

Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti

Për situatën në veri, të martën më 28 shtator, nga Maqedonia e Veriut ka folur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen ka kërkuar shtensionim të situatës dhe rikthim të Prishtinës e Beogradit në dialog.

“Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave”, ka thënë von der Leyen pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të martën, ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë refuzuar ofertën e KFOR-it, që ky mision të përkujdeset për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga atje.

Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.

Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy muaj. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...