Kryedemokrati Basha ka zbardhur takimin e mbajtur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, me të cilin thotë se ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë.
Sipas Bashës, pjesë e diskutimit ka qenë edhe marrëdhënia me Serbinë, duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës duke shprehur përkrahjen e Partisë Demokratike.
Statusi
Me Presidentin e Kosovës @HashimThaciRKS biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë. Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale, integrimi euroatlantik..
…janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.
…janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.????
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 11, 2020