E shtunë, 12 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Kosovë: Opozita mund ta kontestojë në Kushtetuese Kurtin si Kryeministër

Vendosja e Albin Kurtit si Kryeministër në Kosovë mund të sjell disa probleme. Për shkak të dënimit të tij nga Gjykata Kushtetuese para 3 viteve mund t’ia bëjë më të vështirë vendosjen si kryeministër, si dhe t’i lëjë hapësirë opozitës që ta kontestojnë postin e tij në Kushtetuese.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë për KosovaPress në lidhje me këtë gjë nuk ka një ligjë të caktuar dhe se Kurti nuk mund të kufizohet si Kryeministër. Sipas tij opozita ka dy rrugë për të ndjekur, ku e para është që të ankimojnë Kurtin në Kushtetuese apo ta përdorin këtë gjë në Kuvend duke e cilësuar si të dënuar.

“Nuk ka ligj për qeverinë, i cili tregon specifikat e caktuara se çka duhet dhe çka jo për të qenë kandidat për kryeministër. Rrjedhimisht prej kësaj nuk ka ndonjë lidhje logjike ndërmjet asaj se çka kërkohet me qenë kandidat për kryeministër, e çka jo. Për me qenë kandidat për deputet kemi Ligjin për Zgjedhje që i ka përcaktuar disa parime, e njëri nga ta ka qenë që nuk mundesh të jesh i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në tri vjetët e fundit. Kjo është shumë e paqartë si procedurë dhe mbetet të shihet, pasi Kurti të dekretohet për kryeministër nga ana e presidentes.

Mbetet të shihet si do të veprojnë partitë opozitare, a do të ankimojnë këtë në Gjykatën Kushtetuese, apo do t’ia përdorin në Kuvend me i thënë që t’i ke dënim dhe je kryeministër. Të dy këto alternativa janë të mundshme. Por më e mundshme mund të jetë kontestimi në Gjykatën Kushtetuese, për faktin se aktvendimi i Kushtetueses kur flet për pamundësinë e kandidaturës nëse je me aktgjykim në tre vjetët e fundit flet se nuk mund të marrësh as mandat të vlefshëm në Kuvend. Kjo mbetet të shihet nëse bëhet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të sqarohet se a konsiderohet se marrja e mandatit të vlefshëm është kur si kryeministër merr mandatin e vlefshëm përmes votës në Kuvend”, ka thënë Demhasaj.

Lexo edhe :   "KosovaCoin", kriptomonedha që ngre lart emrin e Kosovës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Danimarka dhe Finlanda u rikthyen në fushë, vendimin e mori Eriksen

Mesfushori danez, Kristian Eriksen tronditi botën e futbollit, pasi në minutën e 43-të të ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, pësoi atak kardiak dhe humbi...

Gjonaj paralajmëron: ”Gërdecit” dhe ”21 Janarit” do u shkohet në fund

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se çështjet e harruara në sistemin e drejtësisë si ''Gërdeci'' dhe ''21 Janari'' janë rikthyer për shqyrtim dhe...

Për herë të shtatë e të fundit mbi Minishengenin

Nga: Genc Pollo Samiti i Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të enjten në Tiranë, ishte një hap tjetër për konsolidimin e Tregut të Përbashkët Rajonal...

SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarësh më pak se...

Cilat janë gjërat për të cilat njerëzit pendohen më shumë në jetë?

Nga: Adrian R.Camilleri “Psychology Today” A keni marrë ndonjëherë një vendim, për të cilin jeni penduar më vonë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Shumica e...