E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Kosovë/ Ministrja e Punëve të Jashtme del kundër masave të propozuara nga qeveria

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dalë kundër masave të propozuara nga qeveria në lidhje me COVID-19. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shprehet se është mjaft absurde kërkimi i një testi negativ për kosovarët që kthehen nga Shqipëria.

Qeveria ka propozuar që qytetarët që qëndrojnë më gjatë se 48 orë në Shqipëri, gjatë kthimit duhet të tregojnë testin negativ për COVID-19, në të kundërtën duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Ajo citon më tej se është absurde të vetizolohen rreth 100.000 qytetarë, pa asnjë bazë. Sipas saj, ajo cfarë duhet mbeten higjiena, ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

Statusi

“Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku.

Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.

Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.

Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza.

Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...