Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar për 284 persona të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 vdekje nga COVID-19.
Rezultatet e të infektuarve janë në bazë të 1.058 mostrave të testuara.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 72 pacientë ndërsa raste aktive janë 2.869.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 18.910 persona, prej të cilëve 674 kanë vdekur, ndërsa 15.367 janë shëruar.