E martë, 21 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Kosovë/ Kryesia: Më 22 gusht shpërndahet Parlamenti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi 22 gushtin si datën për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, vendimin e kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit, e ka cilësuar si veprim të duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

“Ky vendim, do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Kthimi i mandatit te sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, deklaroi ai. Haradinaj shtoi se është për t’u përshëndetur edhe vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Ambasadorët e QUINT-it zbarkojnë në zyrën e Kurtit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...