Aktualitet

Kosovë/ Gjenden varreza masive në Fakultetin e Arteve


               Publikuar në : 22:56 - 25/11/19 B H

Një lajm i rëndë po qarkullon nëpër mediat kosovare, ku aludohet se në Fakultetin e Arteve Të Prishtinës gjendet një varrezë masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Sipas mediave vendase, autoritetet në Kosovë do të nisin gërmimet ditën e nesërme në parkingun e këtij fakulteti. Gazeta Express’ raporton seleja për fillimin e gërmimeve është dhënë me urdhër të prokurores Drita Hajdari.

22-vjeçari shqiptar ndërron jetë në burgun e Kumanovës, apeli i motrës

Dyshohet se në thellësi të tokës është fshehur një varrezë masive me viktimat e Luftës së Kosovës (1998-1999). Për këtë arsye, terreni është përgatitur për ndërhyrjen e posaçme.

Kujtojmë se në Kosovë rezultojnë 6 mijë persona të zhdukur gjatë luftës me Serbinë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT