E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Kosovë/Bum pacientësh në spitale: Mjekja: Kanë ngrënë shumë bakllava për Bajram

Në Kosovë, shumë qytetarë e kanë tepruar me bakllavanë për Kurban Bajram, e për pasojë kanë përfunduar në urgjencë. Këtë e ka konfirmuar mjekja Dafina Basholli, e cila është punonjëse në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo aty priti shumë pacientë që shkuan për të kërkuar ndihmë, pasi e kishin tepruar me ushqime të ëmbla. Basholli tërhoqi vërejtjen që të shmanget ngrënia e ushqimeve me shumë kalori, sepse mund të jetë e rrezikshme, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti.

“Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Sot kemi pasë shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente”.

Ende nuk ka një numër të pacientëve që kanë shkuar për tu mjekuar, pasi siç thotë ajo, numri i tyre po shtohet me kalimin e orëve. “Numri i tyre mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel pa pension, VKM nuk përcakton profesionet

Punonjësit e Ferrokromit në Burrel ankohen në Fiks Fare se nuk po mundet të zgjidhin problemin që kanë hasur me pensionin. Duke u cilësuar si...

Zyrtare/ Barcelona dhe Juventus përballen më 8 gusht në ”Camp Nou”

Barcelona dhe Juventusi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në datën 8 gusht. Lajmi është konfirmuar nga klubi italian, përmes një njoftimi në rrjetet...

Shtatorja e Sali Butkës/ Hajdari: Vështirësi në finalizimin e projektit

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari teksa ka folur për përurimin e shtatores së patriotit të madh shqiptar, Sali Butka, është shprehur se finalizimi i...

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...