E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Kosovë, 14 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 639 raste të reja me COVID-19.

”Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).”, thuhet në njoftim.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 1.565 mostrave.

IKSHPK po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 480 pacientë, duke çuar në total 23.754 numrin e të shëruarve.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 38,431 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 989 pacientë kanë vdekur.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të...

Ndryshime në qeveri: Eugena Tomini, zv/Ministrja e re e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Tomini deri më tani...

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...