Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosovarë, po bëheni si ata…

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Nga: Ben Andoni

Kosovarët kanë një fat të keq 20 vjet pas Luftës kundër Serbisë, që u dha lirinë e shumë pritur, pasi i nxori gati të traumatizuar nga një aksion ushtarak, ku u përdor masivisht ushtria dhe forcat paramilitare të Beogradit.

Liria nuk u pagua vetëm me gjakun e shumë të pafajshmëve por edhe me traumën e madhe psikologjike, që sot është ngulfatur. Në kohë të caktuara, kangjellat e parlamentit kosovar janë të mbushur me imazhet e fatkeqëve për të cilët nuk dihet asgjë. Nuk kanë varr, nuk dihet si janë zhdukur, nuk dihet pse duhet të eliminoheshin.

Nuk dihet…Nuk dihet… Anipse viktimat nuk janë por xhelatët janë të gjallë, madje shumë të akuzuar të Luftës japin mësim lirisht në Akademitë e Beogradit, kurse deri lidërshipi i parë serb mëton se edhe Sllobo ishte një lider i vërtetë por që pati pak gabime…(!).

Ato ‘pak’ gabime për Serbinë u konvertuan me varre ngado në ish-Federatën e Republikave të Bashkim-Vëllazërim. Serbët e sotëm duket se e kanë braktisur pak dhunën pasi në vend të tyre janë të tjerë që po e mbajnë gjallë atë. Zyrtarët e tyre. Dhe, madje, fare pacipërisht deri në sytë e Evropës.

Prova më e qartë ishte kryeministrja serbe Ana Brnabiç, në konferencën e shtypit me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, duke shpjeguar zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, pati kurajë cinike dhe aspak diplomaci të fyejë rëndë shqiptarët e Kosovës, duke thënë se: “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

Se çfarë e shqetëson kryeministren serbe nuk dihet tamam përveç faktit që dhuna fizike tashmë është një dhunë mirëfilli cinike verbale.

Në një farë mënyre kjo të kujton shprehjen e famshme të Xhorxh Oruell: “Ata që duket se e ‘abdikojnë’ dhunën e bëjnë këtë vetëm sepse të tjerët po bëjnë dhunë në emër të tyre”. Nuk është e vështirë ta kuptosh se çfarë ndodh sot. Gjuha e Serbisë është ashpërsuar në një formë që tregon se urrejtja për shqiptarët është konstante dhe i është lënë parlamentit ta artikulojë.

Të mjafton t’i dëgjoje në seancën e fundit të parlamentit për të kuptuar realisht qëndrimin serb ndaj Kosovës. Por kjo nuk habit më, kurse për mendimin e kthjellët ajo është kthyer në një demagogji pak qesharake.

Mes Kosovës dhe Serbisë ka vija të kuqe që i mbron politika amerikane garantuese e paepur e kësaj demokracie dhe NATO.

Po mund të kotet Kosova dhe të jetë e qetë?! Në asnjë mënyrë jo. Lidërshipi i fjetur kosovar, që e ka gjetur argumentin serb si shkaktar të gjithë problemave nuk mund të tolerojë dhunën dhe padrejtësinë që po bëhet institucion në vetë Kosovë.

Dhuna e Kosovës është nga skandalet e mëdha politike, por të tmerrshme mbeten dhuna dhe vrasjet.  I tmerrshëm është momenti i pak orëve më parë, kur para të gjithë qytetarëve, iu vërsulën një gruaje rome që “po vidhte fëmijë”.

Gjuha e urrejtjes, që vesh politikën kosovare është përcjellë tek turma amorfe, duke përfunduar në linçim publik ndaj një të pafajshme në forma që të kujtojnë rrahjet publike ndaj popujve me ngjyrë. Këto pamje nuk ishin shumë të largëta me ato që nxjerrin për ditë politikanët e Kosovës për njëri-tjetrin ose ato cinizmat që përdoreshin gati si normë në rastin e skandalit “Pronto”. Në një farë mënyre shoqëria e sotme kosovare po sillet në mënyrën sesi trajtohet nga njerëzit e saj, bash ata që zgjodhi t’i drejtojë në liri, porse i kanë dhuruar dy dekada dhimbje koke pa fund.

Shoqëria kosovare është e mbushur me sterotipe por edhe paragjykime të gjitha llojeve, fakt që bën me dije se ajo kërkon dekada të emancipohet e që ende i duhet shumë të kalojë traumat sociale dhe të shtrojë rrugën e re në demokraci. Ndaj, qoftë edhe para se të flasin për mllefin e pajustifikuar të kryeministres serbe duhet të merren me demonë që i mbajnë të ngërthyer në vete. “Njerëzit përgjigjen në mënyrën se si i lidhni me ta. Nëse i afroheni me dhunë, atëherë ata kështu do të reagojnë. Por nëse thoni: “Ne duam paqe, duam stabilitet”, atëherë mund të bëjmë shumë gjëra që do të kontribuojnë drejt përparimit të shoqërisë sonë”, u thoshte dikur Mandela, bashkëqyetarëve të vet të ndërkryer.

Kur të heqin këto demonë, që kanë zenë vend në Kosovë, atëherë lajthitje të zyrtares serbe dhe të zyrtarëve të tjetër do të shkërmoqen, por në mënyrën sesi veprojnë kosovarët hera herës të kujtojnë se kanë shumë premisa të bëhen si ata, në një kah tjetër. Dhe, ky është realisht lajm i keq…për vetë Kosovën.

Tags: ben andonikosovaretserbet

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Sahit Dollapi merr rolin kyç në protestën e shtatë të opozitës

Sahit Dollapi merr rolin kyç në protestën e shtatë të opozitës

Protesta e shtatë kombëtare pa Kryemadhin, pse mungon kryetarja e LSI-së

Protesta e shtatë kombëtare pa Kryemadhin, pse mungon kryetarja e LSI-së

VIDEO/ Humb ndjenjat efektivi para Kryeministrisë

VIDEO/ Humb ndjenjat efektivi para Kryeministrisë

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin
Showbizz

Përplasja për hitin e verës, Gjesti ‘provokon’ me deklaratën për Eglin

by mirseda
12:51 | 20/06/2025
0

Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më...

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

Rusia kryen sulme vd*kjeprurëse në Odesa

12:33 | 20/06/2025
Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

12:05 | 20/06/2025
Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com