E mërkurë, 16 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Kosova, shpresa të mëdha për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Më të lexuarat

VIDEO/ Shpërthimi në qendër të Tiranës, dyshohet për viktima

Publikohen pamje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në kryeqytet, ku një makine iu vendos tritol. Bëhet me dije se ngjarja...

Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit që do të zëvendësojë Shahinin

Evis Kushi është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, si ministrja e re e Arsimit në vend. Deputetja e PS-së në Elbasan do...

FOTO/ I vendoset tritol një automjeti në kryeqytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, teksa një makine i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën...

Publikohet bilanci/ Si paraqitet situata nga pandemia në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me COVID-19 e kanë...

Skandali me plagjiaturat/ Ministrja e re e Arsimit, bashkautore me artikull shkencor 70% të kopjuar

Rama i ka dhënë lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Duket se sesioni i ri parlamentar dhe politik, i ka hapur rrugë ndryshimeve në...

Mina me telekomandë në qendër të Tiranës/Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt

Shënjestra e atentatit të ndodhur dje në Tiranë, Preng Gjini, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku...

“Kokë më kokë me Mitsotakis”/ Rama bën tjetër lëvizje të rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë në orën 21:00

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një darkë punë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, sot në orën 21:00. Sipas mediave greke, kreu i...

Rama prezanton ministren e re të Arsimit: Keqardhje për ikjen e Shahinit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministren e re të Arsimit në vend. Gjatë një takimi me ministren në largim Besa Shahini, Rama shprehu keqardhjen...

Dalin pamjet e 51-vjeçarit pas atentatit, drejtori i spitalit të Traumës: Ka plagë të shumta në gjymtyrë

Shënjestra e atentatit të sotëm, Preng Gjini, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Drejtori i Spitalit të Traumës,...

‘Paskam qenë aq gabim sa s’ka!’/ I zuri vendin Besa Shahinit, Evis Kushi flet pas marrjes së postit

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi deputetes së PS, Evis Kushit, postin e ministres së Arsimit, një detyrë që e ka...

Një delegacion me përbërje të madhe i Kosovës merr pjesë në takimin e datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Delegacioni i Kosovës që kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti ndodhet në Uashington me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, takim ky i organizuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien dhe i ngarkuari special i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi,  Richard Grenell. Në takimin në Shtëpinë e Bardhë diskutohet për çështjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa çështjet politike thuhet, se diskutohen në Bruksel. Sipas kryeministrit Hoti, pala kosovare është e përgatitur për këtë takim që e cilëson të një rëndësie të lartë shtetërore. Çfarëdo  që të jetë agjenda e bisedave brenda Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Hoti, thotë se “njohja reciproke Kosovë-Serbi, është qëllimi i vetëm i Kosovës në kuadër të dialogut”.

Belgien | Dialog Kosovo in Brüssel (DW/A. Bajrami)Dialog që çon në njohje reciproke

“Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës. Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cënuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik”, shkruan në profilin e tij kryeministri Hoti.

Sipas Hotit, “nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit”, ai nuk do hezitojë të dialogojë me Serbinë dhe fton edhe opozitën që të jetë pjesë e procesit. “Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, shkruan Hoti.

Opozita kundër pjesëmarrjes në delegacion

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) dhe lëvizja Vetëvendosja, nuk kanë pranuar t’i bashkohen delegacionit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosja e kryesuar nga Albin Kurti, si partia më e madhe opozitare refuzoi pjesëmarrjen në këtë delegacion, duke thënë se këto bisedime nuk mund të udhëhiqen nga një qeveri siç e quajnë “jolegjitime dhe jolegale”. “Pozicioni ynë në këtë çështje është i qartë. Kosova mund të dialogojë me Serbinë vetëm pas zgjedhjeve të parakohshme, kur do të kemi qeveri me legjitimitet të plotë, që harton, prezanton dhe siguron unitet përmes një platforme që merr mbështetjen e 2/3 të deputetëve në Kuvend si dhe duke u nisur gjithnjë nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore”, thuhet në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti kundër Grenell

Angazhimi i ambasadorit amerikan Richard Grenell në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili vazhdimisht ka kërkuar që Kosova ta heqë reciprocitetin me Serbinë dhe të rifillojë dialogu, nuk i ka pëlqyer dhe vazhdon të mos i pëlqejë liderit të opozitës në Kosovë, Albin Kurtit. Në një postim të mëhershëm në profilin e tij, Kurti bëri thirrje që njëzëri të kundërshtohet Richard Grenell. “Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne. Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, shkroi Kurti.

Lexo edhe :   Pse Covid-19 do të diktojë fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Lexo edhe :   U shpall i zhdukur në vitin 1955, avioni rishfaqet pas 37 vitesh. Ja se çfarë ndodhi

Deutschland Serbien und Kosovo unterzeichnen Abkommen über Bau von Autobahn und Bahnstrecke (AFP/T. Kienzle)

Shpresat tek SHBA

Angazhimi amerikan në kuadër të dilaogut Kosovë-Serbi, sipas analistëve kosovare  është jetik për vendin, për faktin që sipas tyre, dialogu i Brukselit tash edhe 10 vjet nuk ka prodhuar shumë rezultate. Prandaj, në këtë kuadër analisti Blerim Burjani, i tha DW-së, se shpresa e vetme mbetet SHBA. “Shpresa e vetme mbetet SHBA për t’i dhënë fund konfliktit të ngrirë dhe pengesës së Kosovës që të jetë pjesë e OKB-së, NATO-s dhe integrimit të BE. Pra kosovarët duan SHBA si ndërmjetësues të fortë dhe të qëndrueshëm sepse, SHBA di të përdorë diplomacinë edhe me sanksione dhe amerikanët nuk lejojnë zvarritje të përjetshme të dialogut pa zgjidhje përfundimtare”, thotë Burjani.

Sipas analistit Burjani, SHBA mund të ofrojnë zgjidhje të shpejtë, por, problemi kryesor janë njohja së pari e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa, të tjerat janë procese teknike. “Kosovarët besojnë fuqishëm në SHBA dhe kjo është e sinqertë për të gjithë kosovarët, sepse ata e dinë se pa SHBA s’ka asgjë që e ndal Serbinë, pra Kosova beson në diplomacinë e SHBA dhe qëndrueshmërinë e zgjidhjes së problemit. Gjasat teorike janë që në shtator të ketë marrëveshje, ndërsa, de fakto gjasat më të mëdha mund të jenë që deri në fund të vitit 2020 të ketë marrëveshje të plotë” thotë Blerim Burjani.

Serbien Belgrad | Richard Grenell, US-Sondergesandter & Aleksandar Vucic, Präsident (picture-alliance/Anadolu Agency/M. Miskov)Serbia nuk përjashton surprizat

Nga ana tjetër, pala serbe shkon në Uashington e përgatitur për një seri temash, ndërsa nuk e përjashton mundësinë e ndonjë “surprize”, në Shtëpinë e Bardhë, është shprehur Marko Gjuriq, koordinator i Serbisë në dialogun Prishtinë-Beograd. “Ekipi negociues i Serbisë shkon në Uashington me projekte konkrete të lidhjes ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe biznesmenët e të gjitha kombësive në Kosovë. Delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen e Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por surprizat janë të mundshme në takimin në Uashington”, citojnë mediet në Serbi, Marko Gjuriqin.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahej fillimisht për 27 qershor, por, ky takim u anulua për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, që të dy të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Tash delegacionit të Kosovës për takimin  Kosovë-Serbi, të datës (04.09) në Shtëpinë e Bardhë i prin kryeministri Avdullah Hoti. “Ekipi që udhëton në Uashington përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti, koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, zv.kryeministri Driton Selmanaj, zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Arban Abrashi, dhe shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar politik i kryeministrit Hoti. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Deklarata e çuditshme e ambasadorit të Izraelit në Serbi: “Nuk e kemi njohur Kosovën”

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Jahel Villan, ka deklaruar se, teknikisht, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën. “Sa i përket Kosovës, ne kemi një deklaratë...

Infektohen me C*vid 4 pacientë të spitalit psikiatrik, 1 prej tyre në gjendje të rëndë

Katër të sëmurë në spitalin psikatrik “Sadik Dinci” në Elbasan, që janë të shtruar prej vitesh në këtë spital, rezultojnë pozitiv me covid-19. Një...

Për ata që duan të bëhen të famshëm deri më 25 prill

Nga Alfred Peza A doni që të bëheni shpejt e shpejt këto muaj deri më 25 prill 2021, ai që keni ëndërruar gjithmonë, por kurrë...

LAJMI I FUNDIT/ Propozimi i Ramës për detin, Greqia drejt pranimit

Greqia duket se është drejt pranimit të propozimit të kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar mes dy vendeve. Kryediplomati grek Nikos...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se të shtënat janë regjistruar në lagjen...