E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Kosova po e bën Vettingun, po ne

Nga: Mentor Kikia

Para pak javësh shkruajta një për një hipotezë, apo një “skenar konspirativ”, që kishte të bënte me Vettingun politik në Kosovë. Sot po vazhdoj ta besoj gjithnë e më shumë atë.

Garda e vjetër politike, që erdhi nga UÇK-ja, pak e nga pak po mendonte se Kosova është pronë e tyre meqë ata kishin luftuar e drejtuar luftën. Ata u nisën drejt Hagës, me ca akuza të dyshimta, por gjithësesi nuk janë në fushën e betejës politike sot. Një artificë juridike u gjet shpejt e shpejt për të rrëzuar një qeveri që mbahej në këmbë me një fije peri.

Një ligj për dekriminalizimin la jashtë kandidimit shumë njerëz, mes të cilëve teorikisht edhe Albin Kurtin, por ende jo zyrtarisht deri tani. Por ky i fundit, edhe nëse ndalohet të jetë deputet, nuk ndalohet të jetë kryeministër. Një grua karizmatike dhe e adhuruar nga diplomatët në Prishtinë, Vjosa Osmani, krijon bashkë me Albin Kurtin një çift të cilin, së paku për korrupsion, aksush nuk mund ta akuzojë.

Ata pritet të jenë fituesit e zgjedhjeve dhe Kosova mund të hapë një kapitull të ri, pas të cilin mund të rikthehen të pafajshëm edhe ish drejtuesit e UÇK-së nga Haga.

Vettingu i politikës në Shqipëri iu besua reformës në drejtësi. Por deri tani asnjë autobus nuk po niset nga Tirana drejt burgut “313”. Mesa duket, së shpejti ne nuk do ta kemi as privilegjin që të jemi të parafundit në rajon në treguesit e demokracisë dhe ekonomisë.

Lexo edhe :   Kryeministri Edi Rama takim me dyer të mbyllura me Albin Kurtin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...