E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë në Budva

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila dikur ishte një vendpushim për fëmijë. Në këtë padi pretendohet kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës.

Sipas medias malazeze Vijesti, kjo padi që kërkon të drejtën pronësore është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit.

MD-ja ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronë deri në përfundimin e kësaj lëndë në gjykatë.

Ky vendpushim më vonë u emërtua si “Lahor”, sipas të njëjtës kompanisë nga Prishtina. Pas luftës në Kosovë, dega e kompanisë u zhvendos në Malin e Zi, ku pastaj është privatizuar. Pas kësaj, ndërtesa e rrënuar e ish-vendpushimit është shkatërruar plotësisht ku aktualisht është duke u ndërtuar një kompleks shumëkatësh.

Kjo padi thotë se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale.

Komuna e Budvës, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës ka kundërshtuar procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të pavlefshme. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë e 172 pasurive të saja në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 42 prona.

Kohë më parë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit të Malit të Zi, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit kishte refuzuar padinë që pretendon se kompania Rekreaturs u ka vjedhur pronën e Kosovës prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës.

Gjithashtu AKP ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe se janë duke e pritur vendimin.

Gjatë procesit gjyqësor pretendohet se Rekreaturs në mënyrë të paligjshme ka ndryshuar selinë e saj nga Prishtina në Budvë.

Kompleksi prej gati tre hektar e gjysmë, në të cilin ka qenë vendpushim për qytetarët nga Kosova, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive është pronë e Malit të Zi dhe se bashkëpërdoruesi është regjistruar në Rekreaturs.

Kosova ka 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden në Serbi, 15 prona në Bosnjë e Hercegovinë, 8 asete në Maqedoninë e Veriut, në Kroaci sipas të dhënave të AKP-së janë 5 prona, ndërkaq në Slloveni është një pronë. /Telegrafi/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha anëtarëve të...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...