E diel, 5 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Kosova nuk mund të shkojë me pranga në duar në Uashington

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi, nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia ka regjistruar sot një rënie të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, në krahasim me një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Nga Mero Baze

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, janë në një proces hetimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, pasi prokurori special ka dorëzuar më 24 prill një aktakuzë me dhjetë pika kundër tyre.

Njoftimi i Zyrës së prokurorit special bëhet tre ditë para takimit Kosovë- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, dhe dy muaj pasi është dorëzuar në Gjykatë.

Sado të jesh neutral në këtë histori, është e dukshme se, fakti që kemi të bëjmë me njoftim për akuzën disa muaj pas dorëzimit të saj dhe tre ditë para takimit në Uashington, dhe jo me ndonjë padi të konfirmuar, është goditje politike për Kosovën.

Përdorimi i njoftimit të dorëzmit të aktakuzës për qëllime politike në këtë rast është flagrant, dhe praktikisht asgjeson autoritetin e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë.

Akoma më e pafavorshme është, që ne sot të ngrejmë teori konspiracioni rreth Gjykatës Speciale dhe përzierjen e politikave europiane kundër SHBA në këtë histori. Në çdo rast, Kosova do të dalë e humbur.

Fakti është se delegacioni i Kosovës në Uashington është gjymtuar. Kosova ka tashmë nën akuzë presidentin e Republikës, ish- kryeministrin, ish- kryetarin e Parlamentit dhe disa figura të tjera të dorës së dytë.

Në këto kushte, delegacioni i Kosovës në Uashington, do të përballet me agresorët serbë, jo si viktimë, por padrejtësisht si aggressor, dhe kjo e bën qeshrak atë takim.

Njoftimi politik i Zyrës së prokurorit special nuk ka dëmtuar Hashim Thaçin, por takimin e Uashingtonit. Ndaj ky takim nuk ka më kuptim. Atë duhet ta anulojë i gjithë delegacioni i Kosovës, duke ju falenderuar SHBA-së për vullnetin e saj për ta çuar para zgjidhjen e problemit mes shqiptarëve dhe serbëve, por duke pritur qartësimin e aktakuzave dhe gjykimin e tyre.

Lexo edhe :   John Bolton bën deklaratën e fortë për Kosovën dhe Serbinë

Shqiptarët dhe serbët nuk mund të bisedojnë me njëri- tjetrin në një tavolinë, ku gjysma e delegacionit i ka duart në zinxhirët e prangave.

Lexo edhe :   Hoti: Kryeministri përfaqëson shtetin në dialog, do të nisem në Washington

Anulimi i takimit në Uashington, është respekt real ndaj SHBA dhe presidentit të saj, që kërkon ta nxisë këtë proces.  Kjo nuk e dështon iniciativën e tij, por e bën të domosdoshme nevojën për bisedime në kushte të barabarta.

Njoftimimi i Zyrës së prokurorit, nuk është bërë për të damkosur HashimThaçin. Ky njoftim është bërë për të prishur pikërisht takimin e Uashingtonit.

Hashim Thaçi nuk ka pse ndjehet as i shqetësuar dhe as i frustruar nga kjo lëvizje. Asnjë politikan i Kosovës deri më sot nuk ka humbur politikisht pse është ballafaquar me akuzat e Gjykatës së Hagës. Përkundrazi, shumë prej tyre janë në politikë vetëm falë këtyre akuzave që nuk janë provuar. Dhe këtu nuk po flasim ende për padi penale, por për një taktikë të marrëdhënieve publike të Zyrës së prokurorit special.

Në rrafshin personal, kjo është e vetmja gjë që i jep vlerë figurës së tij politike dhe i jep më shumë jetë karrierës së tij politike.

Por në rrafshin kombëtar, publikimi i aktakuzës ndaj tij para një takimi historik, është goditje nën brez për Kosovën dhe përpjekje për të kthyer agresorët serbë në viktima dhe shqiptarët në agresorë.

Historia nuk mund të përmbyset me deklarata prokurorësh që duan të përdorin politikën ndërkombëtare për t’u bërë të rëndësishëm në punën e tyre.

Nevoja për pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk mund të tejkalojë të vërtetën historike, që shqiptarët ishin viktima të serbëve në këtë histori. Dhe nëse kjo e vërtetë nuk respektohet, çdo paqe do të jetë fallco, e padenjë dhe e paqëndrueshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbulimi i “shqiptarit të mirë” John Bolton

Nga Mero Baze Në fillim ishim të trembur se pas marrëveshjes së paqes Kosovë- Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve, ishte Presidenti Trump. Natyrisht kur do...

Rasti i infektimit në UFSH, reagon kryetarja: Kemi kërkuar tamponin që të premten

Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma, ka reaguar pas lajmit se një anëtar i këtij institucioni ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në...

Humbja ndaj Bolognas/ Shuhet shpresa e Interit për titullin kampion

Është luajtur ditën e sotme ndeshja Inter-Bologna, ku kjo e fundit ka fituar me rezultatin 2-1. Lukaku kaloi Interin në avantazh në minutën e 22...

Mbi 77 mijë franga zvicerane të fshehura në çantë, ndalohen dy të rinj në Morinë

Policia ka arrestuar dy të rinj në pikën kufitare Morinë, në Kukës, pasi u kapën në tentativë për të kaluar një shumë parash të...

Kriza e trefishtë që po trondit sot botën

Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dhe të përhapen edhe një herë në nivel global, duhet t’i shtohet edhe kriza e...