E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Kosova nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in

Kosova nënshkroi të hënën marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EUROPOL, e njohur deri vonë si Policia Evropiane.

Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova tha se kjo marrëveshje rrit shkallën e bashkëpunimit që është i rëndësishëm për trajtimin e krimeve që ndikojnë në bllok dhe në Kosovë, siç janë terrorizmi e krimi i organizuar, përmes shkëmbimit të informacioneve ndërmjet agjencive për sundimin ne ligjit në Kosovë dhe EUROPOL-it.

Kosova ishte vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor, me të cilin EUROPOL-i nuk kishte marrëveshje bashkëpunimi.

Drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe policisë së Kosovës e vlerësuan shumë të rëndësishme marrëveshjen e sotme e cila thanë ata i siguron vendit mjete për luftë më të frytshme kundër krimit ndërkombëtar.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe e gjithë Evropa po përballen me kërcënime të shumta nga organizata kriminale ndërkombëtare dhe grupe terroriste. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Policisë së Kosovës dhe agjencive të zbatimit të ligjit, do t’u ofrohen mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional, duke mbyllur kështu një hapësirë që ka ekzistuar me vite të tëra”, tha ministri i Brendshëm, Agim Veliu.

“Në si polici e kuptojmë se element shumë i rëndësishëm i luftimit të krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti është qasja në informacione, qasja e drejtpërdrejtë dhe shkëmbimi i informatave në kohë reale gjë që na e mundëson tani e tutje kjo marrëveshje”, tha Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se deri më tani shkëmbimi i informacioneve me EUROPOL-in është kryer përmes “Deskut Suedez” në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit “që ka krijuar vonesa në shkëmbimin e informatave dhe kryerjen e operacioneve policore”. /Voa

Lexo edhe :   Publikohet marrëveshja e plotë mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit (Dokumenti)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...