E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kosova në izolim prej së premtes, kryeministri Hoti publikon vendimin e fundit

Kosova nuk ka patur shenja përmirësimi, pavarësisht masave të marra më herët. Spitalet janë të tejmbushur me pacientë, e po kështu e frikshme është edhe numri i raportuar me ata që kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndodhur në këto kushte, autoritetet në Kosovë kanë shtrënguar masat. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja kufizuese, të ndara në tri grupe.

“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje.

Kemi vendos që arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniversitar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi.

Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin”, tha ai.

Hoti tregoi se cilat rregulla do të vlejnë për komuna. “Grupi i dytë i masave është sipas kategorizimit të komunave, sipas numrit të personave të infektuar. Komuna me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik.

Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj opsioni merr me vete. Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00. Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë”, tha ai.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Kryeministri theksoi se këto masa priten të votohen sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndërsa në fuqi pritet të hyjnë nga dita e premte.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...