E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Kosova miraton masa të reja anti-covid

Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi të martën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat e ndikojnë edhe orarin e lëvizjes së qytetarëve dhe orarin e veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë.

Me masat e reja, orari i lëvizjes së qytetarëve është zgjatur për një orë, përkatësisht deri në orën 20:00. Deri më tani, qytetarëve u është ndaluar lëvizja, përveçse për raste emergjente, nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

Qendrat tregtare dhe shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë po ashtu do lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00 – një orë më shumë se deri më tash.

Personave mbi moshën 65 vjeç do t’iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, thuhet në vendimin e ri.

Vendimi hyn në fuqi më 23 dhjetor, 2020, në orën 05:00, dhe vlen deri në një vendim tjetër.

  • Detajet e tjera nga vendimi mund t’i lexoni këtu.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...