Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosova edhe këtë vit dështon që të anëtarësohet në INTERPOL

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova edhe këtë vit dështon që të anëtarësohet në INTERPOL

Ende mbetet e paqartë nëse Kosova do të tërhiqet apo do të vazhdojë të insistojë që votimi për anëtarësimin e saj në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, që mbahet në gjysmën e tetorit të këtij viti në Kili. Njohësit e çështjeve të sigurisë po e vlerësojnë si të dështuar përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Ndërkohë në Qeveri po deklarohen se do përpiqen edhe njëherë që ta anëtarësojnë vendin në këtë organizatë. Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për t’u anëtarësuar në INTERPOL dhe kjo kërkesë është pranuar nga kjo organizatë, që të procedohet për t’u futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Kili pas më pak se një muaji, pra në tetor të këtij viti.

Rreth tetë herë, institucionet e Kosovës kanë dështuar që të kalojnë me sukses fazën e anëtarësimit në Organizatën me të madhe Ndërkombëtare të Policisë në botë pra në INPERPOL. Që nga viti 2008 vendi bën përpjekje për anëtarësim. Njëjtë pritet që të veprojë edhe sivjet, duke bërë kështu përpjekjen e nëntë për anëtarësim. Por gjasat që vendi të futet në agjendë, janë të vogla. Kështu ka deklaruar për “Gazetën Express”, Behar Selimi, ish-drejtor i policisë së Kosovës.

Ai thotë se edhe këtë vit sipas të gjitha gjasave aplikimi do të dështojë. “Unë në bazë të analizave dhe punëve që po bëhen rreth procesit mund t’iu them se edhe ky vit, do të jetë vit i humbur për anëtarësim në Interpol”, thotë Selimi. Megjithatë, ai deklaron se Kosova është e përgatitur profesionalisht për anëtarësimin jo vetëm në INTERPOL, por edhe në organizata të tjera më të mëdha të sigurisë në botë.

“Unë mendoj se organizata jonë policore i ka përmbushur kriteret shumë vite më parë dhe është shumë më kompetente se gjysma e organizatave policore të shteteve anëtare të Interpolit. Në këtë fushë nuk na mungon kompetenca as profesionale, as organizative, edhe për INTERPOL edhe për organizatat tjera, duhet të kenë parasysh”, deklaron ai.

Por nga Qeveria e Kosovës e cila po merret me lobimin e vendit për anëtarësim në këtë Organizatë Ndërkombëtare të Sigurisë në vend. Pak dinë rreth procesit të Kosovës për anëtarësimin e mundëm në Interpol. Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka deklaruar për “Express” se Kosova ka parashtruar kërkesën për futje në agjendë për këtë vit. Ai thotë se janë duke u koordinuar me aktorët ndërkombëtarë rreth kësaj çështjeje. Por për procesin tjetër, pra atë të lobimit, Mustafa theksoi se duhen pyetur zyrtarët e Ministrisë Punëve të Jashtme.

“Unë mund t’iu konfirmoj se ne jemi duke u konsultuar me aktorët ndërkombëtarë rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Po presim tani tw shohim procesin se si shkon”, thotë Mustafa. Pyetur rreth lobimit për mos-anëtarësim të Kosovës në Interpol nga ana e zyrtarëve serb, Mustafa është shprehur nuk merren me deklaratat e tilla.

“Ne nuk merremi me deklaratat e zyrtarëve serbë rreth anëtarësimit tonë në Interpol. Ata ia kanë frikën anëtarësimit të Kosovës aty”, deklaron Mustafa. E nga Ministria e Punëve të Jashtme, i than “Expressit” se janë duke e monitoruar situatën. Kështu ka deklaruar zëvendës ministri në MPJ, Anton Berisha.

“Aplikimi ka nisur në muajin e parë të këtij viti. Ky është një proces të cilit i jemi nënshtruar dhe po e presim që të vijojë. Tash jemi në një tranzicion të Qeverisë se di se si do të shkojë i gjithë procesi”, ka thënë Anton Berisha. Kujtojmë se Kosova këtë vit po e bën përpjekjen e nëntë për anëtarësim në Interpol. Ndërkaq Angola do të jetë vendi raportues, i cili do të merret me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Të dyja këto vende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

E tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. /GazetaExpress

Tags: dështonINTERPOLkosovavit

TË LIDHURA

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer
Rajoni

Zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi, dyshohet se e kanë rrëmbyer

11:13 | 19/06/2025
E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari
Rajoni

E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

17:40 | 17/06/2025
Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Shtohen aktakuzat ndaj shqiptarëve të Kosovës

17:42 | 16/06/2025
Next Post
Lajmi i rremë për tërmetet/ Paloka sulmon Ramën

Lajmi i rremë për tërmetet/ Paloka sulmon Ramën

Si u qëllua me 100 plumba në drejtim të Marklen Hakës

Si u qëllua me 100 plumba në drejtim të Marklen Hakës

Po shkonin në varrim, 4 personat humbin jetën në një aksident

Po shkonin në varrim, 4 personat humbin jetën në një aksident

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com