E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Kosova dhe thirrjet për ndihmë

Nga: Enver Robelli

U vodhën së fundi mbi dy milionë euro nga arka e shtetit dhe çfarë thonë pushtetarët? Ta thërrasim Guardia di Finanza, policinë financiare italiane. E përse ka Kosova polici dhe hetuesi?

Vdiq në rrethana ende të paqarta drejtori i Agjencisë së Privatizimeve D. Asanaj (disa thonë “u vetëvra”, të tjerët “e vranë”) dhe për të ndriçuar këtë rast u kërkua ndihmë nga FBI. E përse ka Kosova polici dhe hetuesi?

Vdiq ndërsa ishte në duar të shtetit (në burg) aktivisti i VV-së A. Dehari. Versionit zyrtar se ai vrau veten pakkush i beson. Rasti ka mbetur i pandriçuar. Në hetime është kyçur një institut zviceran. Edhe në këtë rast sistemi policor, hetimor dhe gjyqësor i Kosovës është treguar i paaftë.

Brenda pak muajsh në afërsi të Prishtinës dhe në periferi të Pejës u vranë dy persona. Për këtë të Prishtinës familja tha se ishte kontaktuar nga Gjykata Speciale si dëshmitar i mundshëm. Rasti i Pejës po mbetet tërësisht enigmatik, madje viktima është varrosur pa arritur t’i bëhet analiza e ADN-së. Viktima ka qenë pjesëtar i hershëm i UÇK-së dhe potencialisht njeri me informata. Ku janë institucionet e Kosovës që nuk arrijnë të ndriçojnë këto raste?

Kurrë nuk u sqarua se si ndodhi të vidhet Dhoma e Dëshmive e Policisë së Kosovës.

Kurrë nuk u sqaruan dhjetëra vrasje, mes tyre kryearkitekti i Prishtinës, kryetarë komunash, publicistë, aktivistë politikë. Nesër, 23 nëntor, është përvjetori i vrasjes së Xhemail Mustafës. Do të kujtohet në mënyrë rutinore (fatkeqësisht) dhe policia, hetuesia e gjyqësia do të heshtin, siç kanë heshtur nga 23 nëntori i vitit 2000.

Pastaj ka njerëz që habiten që bashkësia ndërkombëtare nuk po e përqafon më Kosovën si dikur. Një shoqëri që 20 vjet flet për vrasje politike dhe nuk e sqaron gati asnjë, nuk duhet të befasohet që trajtohet me përçmim nga protektorët e saj.

Lexo edhe :   Gjaret, o burra, deri më 25 prill
Lexo edhe :   Goditja e parë e SPAK do jetë Ilir Meta

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...