Pas prangosjes së ish-drejtorit të ARRSH-së Dashamir Xhika ditë më parë, edhe sot ka vijuar aksioni i policisë për kapjen e personave të tjerë të cilët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se është vënë në pranga, Aksel Qurduku, i cili ka ushtruar funksionin e ish-drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.Ndërkohë është ndaluar edhe Alben Alite, ish-drejtor i projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Këta dy persona janë kallëzuar nga Këshilli i Lartë i Shtetit në shtator 2016. Fletë -arrestet janë lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Arrestimi i tyre është bërë më urdhër të prokurores Elisabeta Imeraj, ndërkohë këtë dy persona janë kallëzuar edhe nga ministri i kabinetit Rama, Damian Gjiknuri. Këta persona akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm prej 54 mln lekës buxhetit të shtetit.
Shkon në tre numri i personave të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe afera kurruptive në zbatimin e projekteve për ndërtimin e rrugëve. Ndërkohë për ish-drejtorin e ARRSH-së është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.