Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja.

Ndërkohë, 21 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Viktimat janë të moshave 22-87 vjeç.

Nga virusi janë shëruar edhe 742 persona, teksa raste aktive janë 35.808.

Situata paraqitet e rënduar edhe në 4 spitalet COVID, pasi aktualisht po trajtohen 639 pacientë. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë,  16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Viktima – 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :   OBSH: Ende larg fundi i pandemisë

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Vaksinimi – Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Statistika (6 Mars 2021)

Raste të reja ditore 777

Të shëruar në 24 orë 742

Të shtruar në spitale 639

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3308

Testime totale 485,764

Raste pozitive 112,078

Raste të shëruara 74,352

Raste Aktive 35,808

Humbje jete 1,918

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23411

Fier 2565

Vlorë 1757

Durrës 1653

Shkodër 1372

Gjirokastër 1198

Korçë 922

Elbasan 800

Lezhë 771

Berat 663

Dibër 362

Kukës 334