E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend.

Manastirliu bën me dije, se mbi 13 mijë qytetarë u vaksinuan ditën e sotme, teksa janë kryer 1,123,253 vaksinime anticovid në të gjithë Shqipërinë, që nga fillimi i këtij procesi.

”Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend. Shqipëria Buzëqesh”, shkruan Manastirliu në rrjetin social, Facebook.

Situata epidemiologjike në vendin tonë mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 31 raste të reja me Covid-19, nga 2.377 testime të kryera.

Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Ndërkohë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë,  duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë, teksa raste aktive mbeten 254.

Statistika (23 Korrik 2021)

Raste të reja ditore    31

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale    6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore       2377

Testime totale     871,199

Raste pozitive     132,828

Raste të shëruara  130,118

Raste Aktive          254

Humbje jete        2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99

Vlorë               25

Elbasan             24

Durrës              23

Kukës               21

Lezhë               16

Shkodër           14

Fier                14

Berat 11

Korçë                6

Gjirokastër        1

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tashmë ka një datë, ja kur do martohet Rudina Dembacaj me Mark Frrokun

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, pas shumë aludimesh për një dasmë të mundshme me Mark Frrokun, tashmë ka zbuluar çdo gjë. Një ftesë...

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...