Koronavirus te Bajerni, kampionët e Europës humbasin sulmuesin

Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Xhoshua Zirkze është infektuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga klubi bavarez në faqen zyrtare.

19-vjeçari holandez, nuk ka shfaqur simptoma, por është vetëizoluar në shtëpinë e tij.

Ai nuk do të grumbullohet për supersfidën e fundjavës në kampionatin gjerman ndaj Borusia Dortmundit.