Koronavirus ka ndalur aktivitetin e futbollit dhe automatikisht të ardhurat kanë ngrirë, ndërkohë që lojtarët duhet të paguhen. Kjo ka bërë që futbolli të jetë në krizë financiare dhe automatikisht edhe vleratt e yjeve do të pësojnë një rënie shumë të ndjeshme.
Portali i njohur “Transfermarket”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Messi, Mbappe e Neymar kushtojnë më pak.
Mbappe, Sancho dhe Alexander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshmë do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob. Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë.