E diel, 29 Mars, 2020
14 C
Tirana

Koronavirusi, si një ëndërr opozitare

Lexo edhe ...

Ibra te Monza? Trajneri Brocchi nuk e përjashton mundësinë

Zërat për të ardhmen e suedezit Zlatan Ibrahimović nuk reshtin kurrë, pavarësisht se ai tashmë është 38 vjeç. Këta zëra lidhen më së shumti...

Ministri gjerman gjendet i pajetë afër një linje hekurudhore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, teksa ministri i Financave i landit gjerman të Hesses, Thomas Schäfer ëshmintë gjetur i vdekur. Sipas mediave...

Kosova shënon 3 raste të reja me koronavirus

Konfirmohen 3 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, gjatë ditës së sotme janë testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare 45 mostra, prej...

Operacioni urgjent për vajzën nga Lezha me koronavirus, reagon Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se është realizuar me sukses ndërhyrja kirurgjikale tek vajza e konfirmuar me koronavirus. Përmes një postimi...

Nga Mero Baze

Mu në mes të krizës më të rëndë shëndetësore të kësaj epoke, debati politik në Shqipëri dhe Kosovë, duket se e shikon koronavirusin si një projekt të mundshëm politik, dhe jo si krizë epidemiologjike.

Qeveria e Kosovës rrezikon të humbasë mbështetjen në Kuvend, pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar në mënyrë të njëanshme, një ministër, të cilin e konsideron “bashkëpunëtor” të opozitës, kundër tij.

Shkarkimi me sa duket ka qenë llogaria e Albin Kurtit, për t’i detyruar partnerët në koalicion të ulnin kokën para tij për shkak të krizës së koronavirusit, ose të akuzoheshin se po shkatërronin Qeverinë në mes të krizës.

Tani që LDK me sa duket nuk po tërhiqet, rezultati do jetë i njëjtë, edhe sikur të ketë qenë e vërtetë paranoja e Albin Kurtit, që ministri i tij po flirtonte me kundërshtarët për ta rrëzuar, duke vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në Parlament.

Në të vërtetë, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, është një vendim që duhet ta marrë Qeveria nëse ka nevojë, por në rastin e pandemisë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme shëndetësore, që është një plan veprimi nën drejtimin e Qeverisë.

Ideja se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ja jep kompetencat Presidentit, ka kuptim kur vendi humbet kontrollin dhe zhytet në kaos, apo luftë civile, dhe jo kur duhet të respektojë oraret e karantinës.

Në këtë aspekt, Albin Kurti ka të drejtë të mbrojë idenë që nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, por jo të shkarkojë një ministër për këtë shkak, pasi paranoja e tij ndaj gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme, ka krijuar një krizë dhe më të madhe, se sa mund të ishte tentimi për ta zhvlerësuar rolin e tij si kryeministër në këtë krizë. Ai praktikisht mund të ikë si kryeministër, mu në mes të krizës, nëse nuk tërhiqet nga vendimi i tij dhe nuk gjen gjuhën me LDK.

Në Shqipëri, kundërshtarët e Qeverisë po ashtu janë përfshirë në rekomandime bajate për krizën, dhe sillen sikur Qeveria ka një plan kundër popullit dhe ata po e zbulojnë, me idenë se kjo krizë zhduket, vetëm nëse bashkëqeverisin, ose siç thoshte ajo “sms” e Enit “të ulet Luli në vend të Ramës”.

Nuk di pse u është fiksuar që masat e Qeverisë, karantina e ashpër, apo dhe dalja e policisë dhe ushtrisë në rrugë, janë masa që nuk luftojnë koronavirusin, por opozitën. Në fakt, opozitën nuk ke ku ta gjesh më, dhe nëse vendos ta luftosh, pasi Lulzim Basha e Sali Berisha, e kanë zhdukur nga Parlamenti dhe Bashkitë. Dhe Voltanën që kanë lënë në Shkodër, e shikoni se çfarë po bën, duke nxitur qytetarët të shëtisin rrugëve, si shenjë opozite ndaj Qeverisë, duke i bërë gjëmën qytetit.

Por ajo që është interesante, është se kundërshtarët e Qeverisë në Shqipëri, njësoj si në Kosovë, flasin për gjendje të jashtëzakonshme, por të njëjtët e kundërshtojnë idenë se në Kosovë duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme. Pra, Berisha, Basha apo kritikë të pavarur si Lubonja etj, mendojnë se Kurti në Kosovë bëri mirë që kundërshtoi gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Rama bën gabim që nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Arsyeja është e thjeshtë. Atje janë me Kurtin, këtu janë me Berishën.

Mjafton ky banalitet, për të kuptuar sa bajate është përfshirja e tyre në debatin për krizën e epidemisë së koronavirusit.

Si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri, epidemia është një operacion që përballohet nga Qeveria, ashtu si në gjithë botën. Aktorët e tjerë politikë, përfshi Presidentin apo opozitarët e thjeshtë, duhet të mbështesin planin e Qeverisë, që diktohet nga autoritet shendetësore.

Mungesat që kemi dhe pafuqinë e sistemit, nuk e ndryshojmë dot, as këto muaj, as në vitet që vijnë. Ndaj është banale dhe e lodhshme dhe për qytetarët, që të dëgjojnë çdo ditë dy plane, një plan veprimi nga Qeveria, dhe një plan opozitar, që në raste qesharake, përsërit të vërteta të njohura, ose në raste malinje, flet për miliona e miliarda, në një vend ku njerëzit shpresojnë të kenë bukë deri për dy muaj.

Bindja e tyre se koronavirusi mund të shkatërrojë botën e bashkë me të dhe qeveritë, për të ardhur ata në pushtet, është një makth që ua bën më të vështirë karantinën. Duhet ta marrin më lehtë, se mund të zgjasë ca dhe nuk dihet kë lë gjallë./Tema

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ibra te Monza? Trajneri Brocchi nuk e përjashton mundësinë

Zërat për të ardhmen e suedezit Zlatan Ibrahimović nuk reshtin kurrë, pavarësisht se ai tashmë është 38 vjeç. Këta zëra lidhen më së shumti...

Ministri gjerman gjendet i pajetë afër një linje hekurudhore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, teksa ministri i Financave i landit gjerman të Hesses, Thomas Schäfer ëshmintë gjetur i vdekur. Sipas mediave...

Kosova shënon 3 raste të reja me koronavirus

Konfirmohen 3 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, gjatë ditës së sotme janë testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare 45 mostra, prej...

Operacioni urgjent për vajzën nga Lezha me koronavirus, reagon Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se është realizuar me sukses ndërhyrja kirurgjikale tek vajza e konfirmuar me koronavirus. Përmes një postimi...

Nga e hëna ju duhet leje për të dalë në pazar, çfarë duhet të dini për të

Duke filluar që nga dita e nesërme, hyn në fuqi “leja e daljes” e njoftuar nga kryeministri Rama pak ditë më parë. Kjo leje është...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT