Bota

Koronavirusi/ Shkencëtarët japin alarmin: Ndaloni puthjet për Shën Valentin


               Publikuar në : 16:29 - 13/02/20 M S

Për të parandaluar koronavirusin vdekjeprurës, shkencëtarët britanikë kanë paralajmëruar banorët që të shmangin puthjet e përqafimet në prag të festës së Shën Valentinit.

Profesor John Oxford, i Universitetit ‘Queen Mary’ tha se njerëzit duhet të mbrojnë veten e tyre nga sëmundja që është një ‘virus social’ dhe mbijeton me kontaktet e afërta mes njerëzve.

Virusi i njohur gjithashtu si SARS-CoV-2, shpërndahet me anë të piklave në frymën e dikujt dhe mbijeton disa orë në objekte, duke qëndruar infektuese.

Numri i vdekjeve brenda një dite nga koronavirusi theu një rekord të ri të mërkurën, po ashtu edhe ai i të infektuarve. Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan për 254 të vdekur dhe 15 152 të infektuar të rinj më 12 shkurt.

Shkak i këtij numri të lartë vdekjesh ka qenë një diagnozë e re që nisi të përdorej pikërisht të mërkurën nga mjekët në provincën e Hubeit, kryeqendra e të cilit, Vuhani, është vatra e koronavirusit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT