E shtunë, 4 Korrik, 2020
24 C
Tirana

Koronavirusi shënon fundin e kufijve të hapur në Evropë

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Kur do hapet transporti urban? Mazniku tregon çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Ndonëse u tha se do të fillonte shërbimi urban, një gjë e tillë nuk ndodhi. Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë protestuar sot...

OFL iu dërgon ultimatum 4 personazheve të botës së krimit

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e verifikimit të pasurive me tre të “fortët’ e Durrësit dhe një në Tiranë, të dënuar për...

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka bërë lidhjen mes vrasjeve që kanë tronditur qytetet e Elbasanit dhe Durrësit. I ftuar në emisionin “ABC News”, në...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

Nga: Gavin Mortimer “The Spectator”

Me mbulimin e zgjeruar mediatik të pandemisë së koronavirusit, shumëkush kishte harruar se Evropa ka edhe çështje të tjera serioze, me të cilat duhet të përballet. Por Franca, përjetoi në fundjavë një kujtesë të përgjakshme të njërës prej tyre.

Të shtunën, një person i armatosur me thikë sulmoi disa njerëz në qytetin juglindor të Romans-sur-Isere, duke vrarë 2 persona dhe plagosur 5 të tjerë. Sipas dëshmitarëve okularë, autori i dyshuar i masakrës, një shtetas sudanez që kishte fituar azil në vitin 2017, e shoqëroi sulmin e tij vdekjeprurës me fjalët “Allah Akbar”.

Në median feanceze, pretendohet se kur policia kontrolloi banesën e tij, gjeti në të dia shënime, në të cilat sudanezi ankohej për jetesën në “një vend jo-besimtarësh”.

Dy refugjatë të tjerë sudanezë po merren në pyetje nga policia, njëri prej të cilëve raportohet se u ka thënë atyre, se autori i sulmit i ishte “i pakënaqur” me rregullat e ashpra të karantinës.

Kundërshtarët politikë të presidentit francez Emanuel Makron, nuk humbën kohë për të shprehur zemërimin e tyre mbi këtë ngjarje makabre, e fundit në radhë nga shumë të tilla vitet e fundit. Deputeti i qendrës së djathtë të Repulikanëve, Erik Çioti, postoi foton e njërit prej viktimave, i vrarë duke mbrojtur djalin e tij 12-vjeçar.

Ai tha që Franca po paguante edhe një herë një çmim tepër të lartë, për politikën e saj naive të kufijve të hapur. Marin Lë Pen, drejtuese e Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme, reagoi ngjashëm përmes një postimi në Tuiter, dhe bërë publike një letër të hapur që ajo i ka dërguar Ministrit të Brendshëm, Kristofer Kastane.

Aty ajo kërkon veprime të menjëhershme kundër asaj, që pretendon se janë një numër xhamish në rritje në Francë, të cilat përdorin altoparlantët për të thirrur besimtarët në lutje. “Ne jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi të ri të pushtimit të paligjshëm të hapësirave publike, nga grupime që po synojnë të shfrytëzojnë çdo rast, për të kundërshtuar parimet laike të Republikës Franceze, dhe që për këtë arsye po e kundërshtojnë hapur shtetin”- shkruante ndër të tjera Lë Pen.

Përdorimi i fjalës “pushtim”, ishte një provokimi i vetë Lë Penit. Në vitin 2015, ajo u shpall e pafajshme në një gjykatë të Lionit nga akuza për mbajtjen e një fjalimi plot urrejtje, pasi 5 vjet më parë i krahasoi myslimanët që luteshin në rrugët e vendit, me “pushtimin” nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.

Sulmi i fundjavës, dhe fakti që autori i dyshuar ishte refugjat, ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen e çdo qeverie në Evropë. Evropa është në prag të një recesioni ekonomik me përmasa katastrofike, dhe për këtë arsye ndoshta miliona njerëz do të humbasin vendin e tyre të punës.

Do të ketë vështirësi dhe zemërim, në një shkallë që nuk është parë që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Do të kërkohen “koka turku” për situatën. Asnjë vend nuk është prekur më shumë nga koronavirusi se sa Italia. Dhe siç raportoi CNN gjatë fundjavës, ky vend “ka probleme të mëdha sidomos në jug”, ku siçilianët e dëshpëruar për ushqim po shkatërrojnë supermarketet. Ministri italian i Financave, Roberto Gualtieri, ka deklaruar se Produkti i Brendshëm Bruto i vendit, do të bjerë me të paktën 6 për qind këtë vit.

Lexo edhe :   Qeveria e Kosovës merr vendimin e rëndësishëm për ceremonitë mortore
Lexo edhe :   Pandemia/ Kryeministri polak: Sëmundje “si çdo tjetër”

Ndonëse, disa ekonomistë parashikojnë një rënie edhe më të madhe. Dhe mëngjesin e të hënës, homologu i tij francez, Bruno Lë Mer, deklaroi se vendi po zhytet në recesionin ekonomik më të rëndë që nga viti 1945. Megjithatë siç e bëri të qartë “The Guardian” të shtunën e kaluar, megjithë shpërthimin e katastrofës ekonomike në Evropë, një anije shpëtimi në pronësi të një  OJQ-je ka rinisur aktivitetin në ujërat e Mesdheut, dhe pritet të mbërrijë këtë fundjavë në Libi.

Anija drejtohet nga një organizatë humanitare gjermane, menaxheri i të cilës, Jan Ribek, tha: ”Kjo pandemi në një moment do të përfundojë, por emigrimi jo”. Megjithë mungesën e anijeve të OJQ-ve në Mesdhe muajin e kaluar, 800 migrantë u përpoqën të vinin në Evropë, dhe gati 200 prej tyre ia dolën.

Dyzet e tre prej tyre, zbarkuan në ishullin italian të Lampeduzës. Tashmë në Itali ka shumë pak dashamirësi ndaj Gjermanisë, mbi atë që italianët e perceptojnë si një qëndrim të gabuar të fqinjit të tyre gjatë pandemisë. Dhe lajmi se një anije me ekuipazh gjerman, është e para që rifillon misionet e shpëtimit në Mesdhe, ka të ngjarë të rrisë tensionet mes 2 vendeve.

Shumëkush mund të mendojë se italianët, ashtu si spanjollët dhe francezët, që janë izoluar prej javësh në shtëpitë e tyre, nuk mund ta presin mirë lajmin se emigrantët mund të fillojnë të mbërijnë shpejt në brigjet e tyre.

Në fund të shkurtit, vendasit në ishujt grekë të Lesbos dhe Kios organizuan protesta të dhunshme kundër ardhjes së emigrantëve sirianë nga Turqia. Skena të tilla, mund të bëhen të zakonshme këtë verë në të gjithë Evropën, për shkak të klimës aktuale të frikës dhe zemërimit.

Organizatat humanitare, duhet ta kuptojnë që bota po pëson një transformim të paparë, sidomos në Evropë, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur tashmë nga koronavirusi, ndërsa sistemet shëndetësore mezi po përballojnë fluksin er të sëmurëve, ndërsa ekonomitë kombëtare janë gjunjëzuar.

Kontinenti është në një proces riorganizimi, dhe ndërsa lideri laburist britnik Xheremi Korbin mund të besojë se një “agim të ri socialist” është në horizont, ai do të bënte mirë të qëndronte me këmbë në tokë. Ekonomikisht Evropa mund të lëvizë në të majtë, por në aspektin social, drejtimi i saj do të jetë djathtas.

Epoka e kufijve të hapur dhe emigrimit masiv ka marrë fund, të paktën tani për tani, dhe sa më shpejt që BE-ja ta kuptojë këtë fakt, aq më mirë për të. Nëse Brukseli nuk e bën këtë, atëherë e ardhmja do t’i takojë Mateo Salvinit në Itali, de Marin Lë Penit në Francë, dhe ekstremistëve të AfD në Gjermani. A e dëshiron vërtet BE-ja diçka të tillë?

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U vetëflijuan për t’u ringjallur/ Nënë e bijë përcillen për në banesën e fundit në Përmet

Nënë e bijë të cilat u vëtëflijuan, do të përcillen sot për në banesën e fundit, në varrezat e Përmetit. Zhaneta dhe Anisa Josifi,...

Kthjellime dhe temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot dita nis me kthjellime, por duke ju afruar orëve të mesditës vranësirat shtohen në territor duke sjellë rrebeshe shiu fillimisht në zonat malore...

Peshku i zgjedhjeve në det, listat e deputetëve në zjarr

Nga Alfred Peza Nuk ka stinë tjetër që mund ti shkonte më mirë shprehjes së njohur popullore, me peshqit në det dhe tiganët në zjarr,...

Mbyllja e kufijve/ Manastirliu tregon se kur do ta bëjë BE vlerësimin tjetër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka komentuar vendimin e BE-së për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë. E ftuar në emisionin “Java”...

Katër deputetë kosovarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Mediat kosovare raportojnë se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas Gazetës Express, bëhet fjalë për 4 deputetë nga radhët...