Koronavirusi shënon 3 viktima në Maqedoninë e Veriut

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit.

Sipas mediave vendase, dy nga viktimat ishin nga Kumanova ndërsa një prej tyre ishte nga Shkupi. Kështu shkon në 74 numri total i viktimave në vendin fqinj.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 21 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 1,436 numrin total të personave të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 pacientë: 19 pacientë nga Shkupi, tre nga Tetova, 9 nga Struga, 4 nga Manastiri dhe 3 nga Gostivari.

Gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 627 persona nga COVID-19.