E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Koronavirusi/ Sa e kërcënuar është Shqipëria dhe vendet e tjera të botës

Me bindje mund të themi se nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri në muajin shkurt që jemi aktualisht, një pjesë e madhe e njerëzimit ka qenë në ankth, veçanërisht populli kinez. I gjithë ky ankth e panik vërtiten rreth vetëm një termi: “koronavirus”.

Ky i fundit e pati “vatrën” e tij të shpërthimit në provincën Hubei, që ndodhet përkatësisht në qytetin Wuhan të shtetit të Kinës.

Sapo virusi vdekjeprurës u përhap, qyteti u braktis në masë nga qytetarët, por pati edhe nga ata që u vetë-izoluan për javë të tëra në shtëpitë e tyre, derisa u transferuan nga organet kompetente në vende të ndryshme, ku rreziku ishte më i ulët.

Më pas, në Kinë, numri i të infektuarve dhe viktimave filloi të ndryshonte nga ora në orë, por sikur kjo të mos mjaftonte, virusi filloi të përhapej në vende të tjera të botës.

Deri më tani 2,468 persona kanë ndërruar jetë nga virusi misterioz, i cili është i përhapur momentalisht në Azi, Evropë, SHBA dhe Afrikë (më konkretisht, në rreth 30 vende të botës).

Siç është bërë e ditur nga ekspertët, COVID-19 shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Si transmetohet virusi?

Autoritetet kineze e kanë konfirmuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Por ende e pasqaruar është, se sa lehtë kalon virusi mes njerëzve dhe nëse në zhvillimin e mëtejshëm ai pëson mutacione duke u përshtatur tek “strehuesi” i ri, njeriu.

Kujtojmë se infektimet e para janë lokalizuar në një treg peshku, të mbyllur ndërkohë, në provincën kineze, ku shiteshin edhe kafshë të egra.

Thuhet se virusi ka kaluar fillimisht nga kafsha tek njeriu (zoonosa). Zoonosa mund të transmetohet edhe nga ushqimet, si për shembull mishi, kur nuk është i zier mirë, shkruan “DW”.

Por sa e kërcënuar është bota prej koronavirusit?

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përgjatë një interviste për “Associated Press” ka deklaruar se “rreziqet janë të mëdha” dhe se e gjithë bota “duhet të përgatitet për këtë”.

Ai theksoi se përhapja e koronavirusit në vendet me “kapacitete më të vogla të shërbimeve mjekësore” do të kërkojë solidaritet më të madh ndërkombëtar.

Lexo edhe :   Tërmeti i fortë godet Shqipërinë, ja sa ballë

Po Shqipëria, sa e rrezikuar është? A ka vend për panik?

Duke qenë se shteti fqinj, Italia, është prekur nga koronavirusi, është krijuar ideja se ekziston mundësia që edhe Shqipëria të preket.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali ka shkuar në 132, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

Vlen të theksohet fakti se pak më herët, Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, përgjatë një deklarate mediatike pohoi se nuk ka vend për panik dhe se në Shqipëri nuk ka të dyshuar me koronavirus.

Lexo edhe :   Tërmeti i fortë godet Shqipërinë, ja sa ballë

“Nuk duhet të ketë panik, për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishme është të jemi vigjilentë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, por dhe duke u kujdesur. Mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtimë.

Mos prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare. Ky është një virus i thjeshtë. Përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit. Gripin nuk e marrim në konsideratë shpesh herë, por ky virus ka një vdekshmëri disi më të lartë se gripi. Kjo është këshilla e parë, duhet të kujdesemi për higjienën.

Laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit të laboratorëve europianë. Ne jemi të pajisur, të kontrolluar. Ne jemi në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës dhe sidomos të Europës”, tha ndër të tjera Bino.

Po ashtu, duke marrë shkas nga situata alarmante në Itali, strukturat shëndetësore shqiptare kanë shtuar masat në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Raportohet se stafi mjekësor dhe pajisjet mjekësore do të dyfishohen, duke kontrolluar çdo person që udhëton nga ky aeroport.

Për ta mbyllur, iu themi se është tepër e rëndësishme që të gjithë ne të tregohemi mjaft të kujdesshëm përgjatë kësaj periudhe.

Në foton e mëposhtme, gjeni disa këshilla utilitare që iu vijnë në ndihmë për të parandaluar koronavirusin… /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....