E hënë, 13 Korrik, 2020
27 C
Tirana

Koronavirusi/Rama: Ja pse Japonia apo Koreja e Jugut nuk e pësuan si Italia

Më të lexuarat

Duke folur në lidhje me pasojat e shumta që ka sjellë koronavirusi në botë, kryeministri Rama theksoi se askush nuk ishte i përgatitur për këtë situatë pandemie.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Rama tha se ka një dallim shumë të rëndësishëm mes vendeve aziatike dhe Italisë.

Sipas tij, vendet si Hong Kongu, Koreja e Jugut apo Japonia ishin të përgatitura për këtë situatë, pasi janë hasur me situata të tjera të ngjashme.

Gjithashtu ai shton se këto vende kanë një sistem institucional të gatshëm të reagojnë menjëherë ndaj epidemive. Kjo ishte edhe arsyeja pse ata e kaluan pa humbje të mëdha, shtoi kreu i qeverisë.

“Do të ishte një ‘science fiction’, ku njerëzit do të donin frymëmarrje dhe shëndetësia nuk do të kishte mundësi. Pra ky film nuk ka zgjidhje, nuk ka hero.

Nuk është kështu sepse ka një arsye tjetër shumë të rëndësishme që ka bërë dallimin mes Koresë së Jugut me Italinë, apo Tajlandës, Singaporit, Hong Kongut.

Këto janë vende që kaluan epideminë e mëparshme që nuk erdhi në Evropë. Kaluan SARS-in e famshëm dhe patën probleme. Ato nxorën mësime dhe u përgatiten. Po të shohësh përgatitjen institucionale të ndërtuara për t‘u vënë në lëvizje kur bie epidemia.

Në Francë po bëhet nami që tregon se ministrja e Shëndetësisë që batërdiset nga opozita e kohës një shtim të buxhetit për stoqet e maskave. Opozita e kohës i thoshte janë para të hedhura në lumë. Ajo tha pikërisht se nuk e dimë kur do të përdoren, duhet të jemi gati. Mbase nuk do përdoren kurrë por duhet të jemi gati. Monarkia e shëndetësisë publike nga pikëpamja e financimit nga buxheti i shtetit ka një numër të frikshëm. Radiot dhe TV kanë mjekun që kërkon të mbrohet. Spanja ka 13% të personelit mjekësor të infektuar. Pse? Sepse askush nuk ishte përgatitur për këtë ditë”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Nga: Hasan Bello Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan...

Jonida nxjerr foton e embël me Romeon: Dua gjithçka që kam (FOTO)

U bë një kohë e gjatë që përflitet romanca e Jonida Maliqit me Romeo Veshaj. Tashmë ata nuk e fshehin më dashurinë, madje edhe...

Jeta dhe ne – Përsiatje

Nga: Gjin Progni Tri janë hyjnitë e kësaj bote njerëzore: lindja, martesa dhe vdekja. Nëse e përjashton njërën prej tyre, ne dalim jashtë të vërtetës së...

“Shteti të më marrë në mbrojtje familjen, ndihem e kërcënuar”, 17-vjeçarja tregon abuzimin

Një 17 vjeçare në Fushë Krujë, është ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht për muaj me radhë nga disa persona, për shkak edhe të varësisë që...

Lë kostumin e vishet sportiv, Meta jep ‘sinjalin’ e radhës me qenin e tij

Kreu i shtetit, Ilir Meta, shpesh tërheq vëmendjen me postimet që zgjedh të ndajë me ndjekësit e tij. “Me Charlin”, shkruan presidenti, ndërsa pranë tij...