E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Koronavirusi/ Rama: Armiku ka hyrë në territorin tonë, do e fitojmë betejën

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Rama tha që në krye të herës se po bëjnë detyrën, për tu mbrojtur nga koronavirusi vdekjeprurës.

Ai kërkoi bashkëpunim nga ana e qytetarëve, për të fituar në këtë luftë që është botërore. Duke sjellë në fokus mbylljen e shkollave, kopshteve e çerdheve, ai nënvizoi se është një kohë lufte për ne, ndaj duhet një kujdes i shtuar.

Ndaj të gjithë bashkërisht, duhet të bëjnë maksimalen për të kufizuar koronavirusin. “OBSH kërkon kufizim të kontakteve në maksimum”, tha ndër të tjera kryeministri Rama, duke shtuar se na duhet të luftojmë me një armik të padukshëm.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje për shmangie të lajmeve të rreme, duke shtuar kësisoj frikën dhe pasigurinë tek qytetarët.

“Thirrja për të kufizuar në maksimumin e mundshëm kontaktet fizike është një thirrje që buron nga OBSH, dhe se shërben për ruajtjen e njëri-tjetrit. Vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet, çerdhet, universitetet, jo për t’i dhënë fëmijëve tanë një javë pushim për tu mbledhur në pub-e apo argëtuar si të ishte një kohë e zakonshme. Kjo është një kohë lufte që ne do e luftojmë, por aman të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që të kufizojmë dëmet që mund ti shkaktohen jo vetëm trupit fizik të vendit për shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë.

Nga ana tjetër, kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me guximin dhe trimërinë e personave, apo pasioni për lirinë deri ne vetësakrifikim. Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë, dhe njerëzve tanë më të dashur. Duke na kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e më të moshuarve apo të sëmurëve mes nesh. Kjo do të thotë se mund të jesh malësor, mund të jesh lab dhe mund të kesh shumë për tu krenuar me historinë e trimërisë, por në këtë rast ky armik nuk ka pyetur as nga vjen dhe as kush je, por godet”, tha Rama.

Lexo edhe :   Sa milionë dollarë i fali Dua Lipa Shqipërisë!
Lexo edhe :   5% e vendeve të reja të punës kërkojnë arsim të lartë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...