E hënë, 6 Prill, 2020
15 C
Tirana

Koronavirusi/ Policia e Shtetit: Ja ç’ka ndodhur 24 orët e fundit

Lexo edhe ...

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Policia e Shtetit vijon që të marrë masa ndëshkuese për këdo që thyen rregullat e vendosura nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas njoftimit të Policisë, së fundmi kanë përfunduar në pranga 2 persona ndërsa 85 të tjerë janë gjobitur.

Mbi 100 automjete janë bllokuar, pasi drejtuesit e tyre janë kapur mat nga policia duke lëvizur tej orarit të përcaktuar.

NJOFTIMI: “Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas:

– Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, duke lëvizur në këmbë në zonën e “Komunës së Parisit” dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos dhënë arsyen e lëvizjes. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën në trup disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i shpërndante në këtë zonë.

– Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e qarkullimit.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 85 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 109 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 15 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Vuan nga koronavirusi, kryeministri britanik dërgohet në spital

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar ditën e sotme për kontroll në spital. Vizita e tij në spital vjen 10 ditë pasi Johnson...

“Ditë më të mira do vijnë”/Mbretëresha Elizabeth ll mesazh popullit të saj

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ll iu është drejtuar me një mesazh britanikëve, duke u shprehur se Mbretëria e Bashkuar do të ketë sukses në...

​Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet i riu në Britani

Një 20-vjecar nga Britania e Madhe është arrestuar pasi u kap duke pështyrë disa artikuj ushqimorë në një supermarket. I riu hyri në një dyqan...

A do të na shpëtojnë dot ekonomistët nga Covid-19

Nga Ben Andoni Vite më parë, gjetjet e një artikulli të një studiuesi amerikan për pasojat ekonomike të pandemisë së vitit 1918-1919 në SHBA mund...

Qetësohet situata në Francë, bilanci për 24 orët e fundit

Më në fund edhe Franca ka shënuar një ulje mjaft të ndjeshme, në numrin e viktimave nga koronavirusi. Pas dy ditëve (2 dhe 3 prill)...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT