E enjte, 28 Maj, 2020
21 C
Tirana

Koronavirusi po përhapet sepse njerëzit janë më të shëndetshëm se dikur

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

“Duam zgjedhje!”, Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni

Protestuesit u mblodhën sot në shesh të Prishtinës, për të kërkuar zgjedhje të reja. Lidhur me këtë gjest, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Nga Thomas J. Bollyky “The Atlantic”

Një shpërthim i një koronavirusi të ri vdekjeprurës në Wuhan të Kinës, po rrënon ekonominë e dytë më të madhe në botë, teksa është përhapur në 26 vende, duke shkaktuar më shumë se 1.300 të vdekur dhe 65.000 raste të konfirmuara nga laboratorët në mbarë botën.

Një kontinent dhe dy oqeane larg, virusi i Ebolës ka terrorizuar provincat më të populluara të Republikës Demokratike të Kongos që nga gushti i vitit 2018. Edhe pse epidemia është ngadalësuar, 3 raste të reja janë raportuar gjatë javës së kaluar.

Kur ndodhin emergjenca të shumta ndërkombëtare të shëndetit publik, ato mund të duken dhe si dëshmi e triumfit të mikrobeve mbi njerëzimin. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Infeksionet në zhvillim si Ebola dhe koronavirusi – që tani quhet COVID-19 – kanë një terren më të mirë për t’u përhapur, dhe si për ironi, kjo ndodh për shkak se njerëzit janë përgjithësisht më të shëndetshëm se kurrë më parë.

Për herë të parë në historinë e regjistruar, bakteret, viruset dhe agjentët e tjerë infektues, nuk shkaktojnë shumicën e vdekjeve ose aftësive të kufizuara, në ndonjë rajon të botës. Që nga viti 2003, numri i njerëzve që vdesin çdo vit nga HIV/AIDS, ka rënë me më shumë se 40 për qind. Vdekjet nga malaria, tuberkulozi dhe sëmundjet e diarresë, kanë rënë me më shumë se 25 për qind secila. Në vitin 1950, ishin afro 100 vende, përfshirë gati çdo komb në Afrikën Sub-Sahariane, Azinë Jugore dhe Azinë Juglindore, ku të paktën një e pesta e fëmijëve vdiqën – shumica e tyre nga sëmundjet infektive – para ditëlindjes së tyre të pestë.

Sot, nuk ka asnjë vend. Jetëgjatësia mesatare në vendet në zhvillim është rritur në 70-vjeç. Ata që u mbijetojnë sëmundjeve të zakonshme infektive, si janë malarja apo tuberkulozi, janë të lirë të kërkojnë punë në një ekonomi komplekse, të banojnë në qytete, apo të emigrojnë jashtë vendit në kërkim të mundësive më të mëdha.

Por progresi dramatik i njerëzimit kundër sëmundjeve specifike infektive, e ka tejkaluar ritmin e investimeve për sisteme më të mira të kujdesit shëndetësor, qeverisje të përgjegjshme, infrastrukturë të besueshme, dhe për garantues të tjerë më të besueshëm të shëndetit.

Dhe këta faktorë themelorë janë thelbësorë, kur shfaqet befas një sëmundje e re si COVID-19, në përcaktimin se sa shpejt dhe sa larg do të përhapet ai, apo si mund të zhduket. Progresi kundër viruseve dhe parazitëve në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara në shekullin XIX, u zgjerua globalisht pas Luftës së Dytë Botërore, me rritjen e gamës së antibiotikëve, zhvillimin e më shumë vaksinave, dhe përparimet mjekësore kundër sëmundjeve të tilla si malarja.

Tmerret e Luftës së Dytë Botërore, i frymëzuan udhëheqësit liderët globalë për të ndërtuar institucione të reja si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe për t’u përballur me krizat humanitare.

Në dekadat që pasuan, agjencitë ndërkombëtare, qeveritë vendore dhe donatorët e huaj, punuan bashkë në fushata të suksesshme për të zhdukur sëmundjen e lisë, për të vaksinuar miliona fëmijë dhe për të rritur aksesin e vendeve të varfra në ilaçet kundër tuberkulozit, HIV/AIDS dhe sëmundjeve të tjera.

Lexo edhe :   Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend, bilanci për 24 orët e fundit
Lexo edhe :   FOTOT/ Si do të duket bota pas COVID-19

Edhe në vendet me sistemet shëndetësore më të dobëta, investimi ndërkombëtar në zhvillimin dhe shpërndarjen e përparimeve më mjekësi ka sjellë një rritje të jetëgjatësisë, më pak fëmijë të vdekur dhe familje të prekura nga pikëllimi, dhe më pak vuajtje njerëzore në përgjithësi. Megjithatë, ajo i ka bërë ndërkohë shumë vende më të prekshme ndaj viruseve ngjitëse, për të cilat nuk ka ilaçe të disponueshme për t’i trajtuar, dhe asnjë vaksinë për të parandaluar infeksionet, dhe kundër të cilave njerëzit nuk kanë një imunitet paraprak.

Kontrolli i suksesshëm i një epidemie funksionon pak e shumë kështu:Pacientët raportojnë simptomat e tyre tek punonjësit e kujdesit shëndetësor. Këta të fundit, i raportojnë rastet e pazakonta tek zyrtarët lokalë të shëndetit publik, të cilët e hetojnë sëmundjen.

Rezultatet e këtyre hetimeve u raportohen zyrtarëve të qeverisë, të cilët i komunikojnë medias dhe publikut informacione të besueshme mbi epideminë dhe shkaqet e tij. Dhe ky informacion u jep atyre mundësinë që nuk janë të sëmurë që të marrin masa, siç është larja e duarve dhe shmangia e turmave, për të parandaluar infektimin dhe përhapur më tej epideminë.

Por në shumë vende pa qeveri të përgjegjshme, me media të kontrolluar, dhe sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor, kontrollimi i një infeksioni bëhet shumë më i vështirë. Ndërkohë, ndryshimet demografike dhe shoqërore, ka të ngjarë të forcojnë pasojat e një infeksioni të ri.

Qëkur u identifikua për herë të parë virusi i Ebolës në fund të vitit 2013, ai patogjen kishte vrarë më pak se 2.000 njerëz gjatë 28 shpërthimeve në gjithë Afrikës Qendrore.

Qytetet e mbipopulluara, janë një produkt tjetër i përmirësimit të shëndetit të njerëzimit. Me një shkallë më të ulët të sëmundjeve infektive të përditshme, zonat urbane janë më pak vdekjeprurëse për banorët e tyre, dhe popullsia e qyteteve në vendet në zhvillim po rritet më shpejt se infrastruktura e tyre urbane.

Rritja e mëtejshme e rrezikut nga epidemitë, është një “nënprodukt” i një shëndeti më të mirë: vetëkënaqësia. Në 2013, më pak se 0.5 për qind e ndihmës shëndetësore ndërkombëtare iu kushtua parandalimit të epidemive të sëmundjeve infektive, dhe pjesa e buxhetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e financuar nga taksat nga 194 vende anëtare, ishte zvogëluar në më pak se buxheti i Departamentit të Shëndetësisë në qytetin e Nju Jorkut.

Më mungesë të fondeve, sistemi ndërkombëtar që synonte të kontrollonte shpërthimet si Ebola dështoi bujshëm në Afrikën Perëndimore. Përparimi i njerëzimit kundër sëmundjeve infektive, nuk është as i lirë dhe as i pakthyeshëm. Tedros Gebrejesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH, ka kërkuar 675 milionë dollarë fonde shtesë, për t’i përgatitur vendet e varfra me sisteme të dobëta shëndetësore, për skenarin kur Kina nuk mund të frenojë dot koronavirusin e ri.

Nëse kjo epidemi përhapet në vendet më të varfra në Afrikë apo Amerikën e Jugut, ajo do të shndërrohet një pandemi, që do të jetë e vështirë të përballohet edhe nga kombet më të përgatitura. Vetëm investimet në sistemet e kujdesit shëndetësor, qeverisja e përgjegjshme dhe arkitektura ndërkombëtare e nevojshme për të parandaluar, zbuluar dhe për t’iu përgjigjur shpërthimeve të ardhshme, mund ta përgatisin botën për kërcënime si COVID-19./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy muaj në “karantinë”, ja kur nis punën KPK

Pas dy muajve ndërprerje për shkak të koronavirusit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit nis punën me 3 Qershor në orën 14:00. Raportohet se seanca dëgjimore...

Të kanë kërcënuar? Gazetarja shqiptare: Më kanë gërvishur makinat

Moderatorja Dasara Karaiskaj, ashtu sikundër dhe çdo personazh tjetër i ekranit, i është dashur të përballet me situata të ndryshme. Ajo shquhet për shpirtin...

“Bëj sevap se gjynah”, Dojna Mema ndalohet nga policia (FOTO)

Moderatorja Dojna Mema është ndaluar nga policia, teksa qarkullonte me mjetin e saj në Tiranë. Lajmin e ka përcjellë vetë ajo, me anë të...

COVID-19/ Italia drejt shërimit, ulet numri i viktimave

Italia është një nga vendet që u godit më keq nga COVID-19. Mirëpo me kalimin e muajve, ka arritur që të rimëkëmbet dhe t’i kthehet...

Përgjimet e policisë pa autorizim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit del kundër

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, juristët dhe opozita kanë dalë kundër projektligjit që i jep të drejtë Policisë së Shtetit për të përgjuar. Në listë...
WhatsApp KONTAKTO TT