Mbretëria e Bashkuar po shënon një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave nga koronavirusi.
Sipas Reuters, numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 24 përqind në një ditë. Numri total i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 në këtë vend ka shkuar në 2,921.
Ministria e Shëndetësisë të Britanisë së Madhe ka informuar se deri më tani janë testuar gjithsej 163,194 persona të dyshuar. Nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me virus 33,718 njerëz.
Mbretëria e Bashkuar renditet e shtata për nga numri më i madh i vdekjeve të shënuara nga koronavirusi. Gjashtë vendet që shënojnë numrin më të madh të viktimave janë Italia, Spanja, SHBA, Franca, Kina dhe Irani.
- Itali – 110,574 raste infektimi/ 13,155 viktima/ 16,847 të shëruar/
- Spanjë – 110,238 raste infektimi/ 10,003 viktima/ 26,743 të shëruar/
- SHBA – 215,363 raste infektimi/ 5,113 viktima/ 8,788 të shëruar/
- Francë – 56,989 raste infektimi/ 4,032 viktima/ 10,935 të shëruar/
- Kinë – 81,589 raste infektimi/ 3,318 viktima/ 76,408 të shëruar/
- Irani – 50,468 raste infektimi/ 3,160 viktima/ 16,711 të shëruar/.