E martë, 27 Tetor, 2020
15 C
Tirana

Koronavirusi përhapet nga njerëz që s’kanë asnjë simptomë? Ja ç’thonë ekspertët

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

Pyetja kryesore që endet në mendjen e ekspertëve, që studiojnë shpërthimin e epidemisë së koronavirusit kinez, është nëse virusi mund të përhapet në mënyrë asimptomatike, pra pa asnjë simptomë të dukshme. Një zhvillim që mund ta bëjë atë shumë më të vështirë për t’u gjurmuar dhe mbajtur nën kontroll.

Një raport i fundit në “New England Journal of Medicine”, shton dyshimet se virusi mund të përhapet, përpara se njerëzit ta dinë se janë të sëmurë. Raporti, nga disa studiues në Kinë, zbuloi se një pacient asimptomatik kishte nivele të ngjashme të virusit në traktin e sipërm të frymëmarrjes, siç kishin edhe pacientët simptomatikë.

Ekspertët e sëmundjes infektive thonë se raporti rrit kuptueshmërinë mbi virusin, por nuk zgjidh misterin e përhapjes asimptomatike. Dhe ndërsa ka pasur raporte të shumta nga mjekët në Kinë mbi përhapjen asimptomatike të koronavirusit, ekspertët besojnë se provat shkencore mungojnë ende.

Virusi ka sëmurur më shumë se 76.000 njerëz në të gjithë botën, dhe ka vrarë të paktën 2.200 njerëz, kryesisht në Kinë. Viruse të tjerë në familjen e koronavirusit, përfshijnë ato që shkaktojnë Sindromën e Rëndë të Frymëmarrjes Akute (SARS) dhe Sindromën e Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), si dhe koronaviruset që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme.

“Nuk ka asnjë provë të dokumentuar, se ndonjë prej tyre është përhapur në mënyrë asimptomatike”, thotë dr.Amesh Adalja, studiues në Qendrën Universitare Xhon Hopkins për Sigurinë Shëndetësore në Baltimora. “Nuk kemi ende prova përfundimtare, se po ndodh ky lloj fenomeni”, thekson Adalja.

Gjithsesi, është e qartë se llojet e tjera të viruseve të frymëmarrjes, mund të përhapen në mënyrë asimptomatike. “Për shembull, ne e dimë që gripi dhe rinoviruset, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të të ftohurës së zakonshme, mund ta bëjnë këtë. Kjo gjë nuk është parë me koronavirusin. Por kjo s’do të thotë se nuk është e mundur, ose nuk ka ndodhur. Thjesht nuk është vërtetuar”, thekson eksperti.

Një studim i janarit i botuar po në “New England Journal of Medicine”, raportonte se koronavirusi ishte përhapur në mënyrë asimptomatike nga një grua kineze, që vizitonte Gjermaninë për biznes. Por pasi u publikua raporti, u zbulua se studiuesit nuk kishin biseduar me gruan para se të botonin artikullin, dhe se ajo kishte në fakt simptoma të buta, dhe kishte marrë barna kundër etheve.

Simptomat e infeksionit të koronavirusit mund të përfshijnë kollitjen, ethet dhe dhimbje të fytit. Por mjekët e dinë që është e mundur që disa njerëz të infektohen, edhe kur nuk kanë simptoma, ose kur kanë simptoma shumë të buta, që në pamje të parë nuk duken shqetësuese.

Lexo edhe :   Presidenti gjerman mbi pandeminë: Jo një politikë ''secili për vete''
Lexo edhe :   Covid-19/ ‘Boom’ rastesh të reja në Itali

Megjithatë, raportet e fundit nga Kina mbi përhapjen asimptomatike, janë shqetësuese. Dr. Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, dyshon se transmetimi asimptomatik mund të ndodhë. “Raportet e rasteve të hershme, tregojnë se në rrethana të caktuara, koronavirusi është i transmetueshëm tek njerëzit asimptomatikë”, thotë ai për NBC News.

“Ne e dimë që njerëzit me simptoma, janë zakonisht nxitësit kryesorë të shpërthimit të sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes. Me fjalë të tjera, ashtu si me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, edhe nëse koronavirusi mund të përhapet asimptomatikisht, shumica e rasteve përhapen nga njerëzit që kanë simptoma”- thotë ai.

Sekrecionet e frymëmarrjes përhapen në ajër kur dikush kollitet ose teshtit, ndaj njerëzit që janë dukshëm të sëmurë, janë më ngjitësit, thotë dr.Çarls Çiu, profesor i mjekësisë laboratorike mbi sëmundjet infektive në Universitetin e Kalifornisë në San Françissko.

“Kur dikush teshtit ose kollitet, sekrecionet e frymëmarrjes aerosolizohen, dhe nëse jeni aty pranë, zakonisht brenda 2 metrash, mund të rrezikoni të ekspozoheni. Kjo është mënyra më e zakonshme e transmetimit. Pacientët që kanë simptoma minimale, ose që nuk kanë fare simptoma mund të jenë infektivë – ata mund të bartin virusin në mukozën ose sekrecionet e tyre – por nëse nuk kolliten ose teshtijnë, nuk kanë gjasa që ta transmetojnë virusin tek dikush tjetër”- thotë ai.

Mjeku shton ndërkaq se është e mundur që dikush që është i infektuar, por që nuk teshtit apo kollitet, ta përhapë virusin duke prekur hundën, gojën ose sytë dhe më pas, duke ndotur një sipërfaqe që e prek edhe dikush tjetër. “Unë mendoj se ndoshta koronavirusi i ri mund të transmetohet asimptomatikisht, megjithëse ka shumë të ngjarë që të jetë një rrugë e rrallë, ose të paktën jo e zakonshme e transmetimit”, thekson Çiu.

Ndërkohë në rastin e koronavirusin, afro 80 përqind e rasteve kanë në fillim simptoma të buta, ndaj njerëzit mund të jenë vërtetë jenë simptomatikë, por jo ta kuptojnë që janë sëmurë. Dhimbja e kokës mund të neglizohet lehtësisht si një dhimbje e zakonshme, edhe tek dikush që është në fakt i infektuar. Të kuptuarit saktësisht se si përhapet koronavirusi, është i rëndësishëm për frenimin e sëmundjes thotë dr.Trish Perl, shef i sëmundjeve infektive në Universitetin e Teksasit në Dallas.

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në kontakt me një të infektuar me koronavirus, Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me...

Lojtari shqiptar zgjedh të luajë me kombëtaren e Greqisë

Një tjetër lojtar shqiptar zgjedh Greqinë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar, Lazaros Rrota. I lindur në shtetin helen në vitin 1997 dhe i formuar...

Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta dhe të enjten Kuvendi do kalojë për miratim Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ish-deputeti i PD, Genc...

Raporti i KE: Në Shqipëri, borxhi kërceu në 81.5% të PBB-së

Shpërthimi i COVID-19 dhe masat për të kontrolluar përhapjen e tij kanë ndikuar rëndë në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2020...

Situata e rënduar nga Covid-19, Republika Çeke vendos karantinën

Republika e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo masë do të jetë në...