E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Koronavirusi përfshin edhe familjen e Arjen Robben:Ishte diçka shumë e vështirë

Më të lexuarat

Arjen Robben ka njoftuar se gruaja e tij ka rezultuar pozitive me Covid-19, por tani e ka mposhtur virusin. Ish-ylli i Bayern Munchen, konfirmoi lajmin e keq, duke thënë se Bernadien ka shfaqur simptoma të problemeve me frymëmarrjen.

36-vjeçari, i cili i është bashkuar ish-shokëve të skuadrës gjatë ditëve të pandemisë, duke u stërvitur virtualisht me ta së bashku me Bastian Schweinsteiger, tha se familja është futur në karantinë në shtëpi. Fatmirësisht ai dhe fëmijët rezultuan negativ pas testit dhe tani po qëndrojnë të izoluar.

“Është absolutisht një ndjesi jo e bukur. Por jam shumë i lumtur që gjendja nuk është e keqe. Fatmirësisht, në testin e dytë ajo ka dalë negative”, tha Robben, duke e kaluar pa pasoja të rënda infektimin me koronavirus në shtëpinë e tij.

Robben kishte planifikuar një maratonë përpara shpërthimit të epidemisë. Ai luajti për 10 vite me Bayern Munchen derisa vendosi të varte këpucët në gozhdë verën e shkuar.

Ai njoftoi se do të rikthehet në Holandë këtë verë. “Shtëpia mbetet shtëpi dhe kemi vendosur që të rikthehemi në Holandë”, u shpreh mëngjarashi që fitoi gjithçka me fanellën e rekordmenëve të Gjermanisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Komisioni i Ligjeve/ PS: Pragu kombëtar të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor

Ka rinisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura. Relatorja nga mazhoranca për...

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë...

Bilanci/ Sërish numër i lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Vaj plazhi dhe kafe kontrabandë, bien në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar sot ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kryenin veprimtari kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të...

Vidhnin sasi të mëdha ari dhe i kthenin në shufra, bien në pranga 7 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një grup kriminal të cilët akuzohen për grabitje të banesave. Në pranga kanë rënë 15 persona: shtatë shqiptarë, dy egjiptianë, dhe...