E premte, 3 Prill, 2020
3 C
Tirana

Koronavirusi/ Paralajmëron Mitsotakis: 2 muajt e ardhshëm do jenë mjaft kritikë

Lexo edhe ...

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dalë në një konferencë për shtyp, ku i është drejtuar me një apel të fortë qytetarëve.

Ai iu ka bërë thirrje atyre që të respektojnë masat e ndërmarra, teksa thekson se armiku me të cilin po përballen mund të jetë i padukshëm por jo i pamposhtur.

Gjatë fjalës së tij, Mitsotakis ka paralajmëruar popullin se 2 muajt e ardhshëm do jenë mjaft kritikë për vendin.

Kryeministri grek tha se shteti do të vërë në treg 2 miliardë euro, që të mbulojë pagesat e qytetarëve dhe përqindjen e kredive.

“Jemi në luftë me një armik të padukshëm. Prioriteti ynë është të shpëtojmë jetë. Ndaj vendosëm masa para vendeve të tjera. Nga nesër do jenë hapur vetëm dyqanet ushqimore. Do marrim masa të vazhdojë jeta normale. Do të mbështesim tregun dhe biznesin. Do të vëmë në treg 2 miliardë euro. Shteti do të japë pagesë për punonjësit që nuk do të kenë rrogë. Shteti do të mbulojë përqindjen e kredive. Mos pushoni njerëz, pasi shteti do të mbështesë biznesin. Të bashkuar do ta kalojmë këtë luftë. Nga sot janë 2000 punonjës në sistemin shëndetësor. Jemi në fillim të luftës. Mbrojtja civile do të koordinojë forcat në këtë luftë. Personeli mjekësor meriton një falenderim. Janë heronj që na shpëtojnë çdo ditë. Rrini në banesat tuaja. Është detyrë të qëndrojmë në shtëpi, të mbrojtur dhe jo të vetmuar. Duhet të mbrojmë të moshuarit dhe grupet që mund të preken më fort nga sëmundja. Bëni kujdes që të mos preken të tjerë prej jush. Dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për vendin. Do të merren masa për këdo që përfiton nga kjo situatë, por edhe ndaj atyre që mashtrojnë dhe keq informojnë opinionin publik. Dita e ardhshme do të jetë e vështirë. Ekonomia duhet t’i përshtatet luftës. Duhet të bindemi që të mos kemi viktima. Duhet të mbrojmë çdo grek, pavarësisht moshës. Për t’i mbrojtur ata, do të marr çdo kosto. Armiku është i padukshëm, do të kemi dëme në ekonomi, por do ia dalim mbanë. Antibiotiku do të gjendet dhe do të dalim fitues nga kjo luftë”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Lukaku shpërthen në akuza: U desh një juventin i infektuar që të ndalej futbolli

Përhapja e koronavirusit ka sjellë ndalesën e futbollit, por edhe ka tensionuar mardhëniet mes klubeve në Itali. Disa prej tyre mendonin se duhej vepruar...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT