E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Koronavirusi në Shqipëri/ Pezullohen proceset gjyqësore në të gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani ka shkuar në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Qeveri ka marrë masa të rrepta për izolimin e virusit që ka prekur botën.

Pas mbylljes së shkollave dhe disa institucioneve të tjera, për dy javë Këshilli i Lartë Gjyqësor ka urdhëruar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve në të gjithë gjykatat në vendin tonë.

Qeveria bllokoi sot udhëtimet nga Italia dhe anasjelltas, duke urdhëruar uljen e avionëve në tokë si edhe futjen e trageteve në porte.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat pas shpalljes së Italisë “zonë e kuqe”, bëri me dije se do anulohen të gjitha udhëtimet drejt Italisë.

“Të gjitha aeroportet, duke u nisur nga Shqipëria, nuk do te jenë më të aksesueshme. Të gjithë pasagjerët kanë kaluar në kontroll mjekësor. Të gjithë personave të sapo ardhur në Shqipëri i kërkohet vetëkarantinimi. Në rastet kur autoritetet italiane do të vendosin të tërheqin shtetas të tyre, do të jenë të mundur vetëm nëse avionët do të jenë pa pasagjerë”, tha Balluku.

Sakaq, qeveria shqiptare ka bërë gati vendimin për t’i dhënë ditë pushimi njërit prej prindërve të punësuar në sektorin publik dhe privat, të cilët kanë fëmijë në çerdhe, parashkollor dhe kopshte. Vendimi i cili parashikon dhënien e pushimit nga data 10 deri në 23 mars është gati, dhe pritet të shpallet gjatë ditës.

Lexo edhe :   5% e vendeve të reja të punës kërkojnë arsim të lartë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...