E hënë, 18 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Koronavirusi në Itali/ Shënohet viktima e katërt, rritet numri i të infektuarve

Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali. Raportohet se viktima është një person i moshuar, rreth moshës 85-vjeçare.

Ndërkohë është rritur edhe numri total i të prekurve nga koronavirusi në Italinë Veriore.

Sipas mediave vendase numri total i të infektuarve ka shkuar në 154. Nga këto: 111 në Lombardi, 21 në Veneto, 9 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Trentino dhe 2 në Lazio duke llogaritur edhe 4 viktimat e shkaktuara.

Rajonet e prekura në Itali kanë mbyllur shkollat, teatrot, muzetë, kinematë, baret dhe klubet e natës nga ora 18:00 deri në 06:00. Njerëzit janë dyndur në supermarkete për të mbushur karrocat e tyre me ushqime

Edhe monumenti simbolik i qytetit, Duomo, do të mbetet i mbyllur për turistët si masa paraprake deri më 25 shkurt.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si u përgjysmuan në tetë vjet humbjet në sistemin energjitik shqiptar

Nga: Ilir Beqaj Prodhimi i energjisë elektrike në vite Vihet re që nga viti në vit ka luhatje të ndjeshme të energjisë elektrike të prodhuar në...

“U lodha, nuk dua të më shohë mami”, Semi shpërthen në lot para Donaldit

Semi ka patur një moment të tensionuar, pas izolimit brenda një shtëpie të monitoruar me kamera 24 orë. Shkëputja nga jeta e përditshme, duket...

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Një mjet me targa italiane, ka...

Bora Zemani shuan heshtjen për raportin mes Semit dhe Donaldit

Prej startimit të "Big Brother VIP", shumë është aluduar për një pëlqim të mundshëm ndërmjet Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Mediat rozë kthyen në...

“S’ka vend për panik”, përfaqësuesja e IGJEUM flet pas tërmetit në Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, vendi ynë u trondit nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë...