Koronavirusi në Itali/ Del bilanci i viktimave për 24 orët e fundit

Italia vijon që të jetë e “gjunjëzuar” nga koronavirusi.

Së fundmi ka dalë bilanci i viktimave për 24 orët e fundit.

Autoritetet përkatëse njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve ka shënuar rënie duke numëruar 681 viktima, ndërkohë që një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 766.

Numri i të infektuarve ka arritur në 124.632, ndërsa numri i të shëruarve shënon rritje me 1238 persona në 24 orët e fundit.

Ndërkohë ka rënie për të parën herë në numrin e personave në terapi intensive, që janë 74 më pak se sa dje.

Fatkeqësisht, situata në Itali prej kohësh tashmë paraqitet kritike dhe shqetësuese.

Carlo Palermo, Kreu i Sindikatës së mjekëve të spitaleve në Itali, mezi i mbante lotët ndërsa njoftonte gazetarët në Romë për rreziqet fizike dhe traumat psikologjike që po shkakton shpërthimi, duke përmendur faktin se dy infermiere kishin kryer vetëvrasje:

“Është një gjendje e papërshkrueshme stresi. E padurueshme. I kuptoj shumë mirë ata që shohin vdekjen në sy çdo ditë, që janë në vijat e para të frontit, të cilët punojnë me dikë që ndoshta është i infektuar dhe disa ditë më vonë infektohet edhe vetë ose vdes”.