Situata nga koronavirusi në Itali sa vjen edhe përkeqësohet, teksa numri i viktimave vijon të jetë në rritje nga dita në ditë.
Rreth 3 mijë persona kanë humbur jetën në Itali nga ky virus, ndërsa mijëra të tjerë janë infektuar. Sipas mjekut italian, Fabrizio Pregliasco ajo çfarë ka ndikuar në vdekjen e kaq shumë pacientëve ka qenë fakti i mos gjetjes së pacientit të parë.
Ai deklaroi se 38-vjecari nga Codogno, në provincën e Lodit nuk është pacienti 1 siç njihet në Itali që prej nisjes së epidemisë më 21 shkurt
Në një intervistë për “Mattino Cinque”, mjeku virolog tha se i ashtuquajturi pacienti 1 i epidemisë së koronavirusit në Itali, mund të jetë rasti 200 apo 300.
“Ne na ra fati i keq që të kemi valën e dytë të kësaj sëmundjeje. U krijua në ajsberg nën ujë, që nuk e shihte askush, ne e kuptuam shumë vonë epideminë vonë”, thotë mjeku.