E shtunë, 6 Qershor, 2020
17 C
Tirana

Koronavirusi/ Meta: Fatmirësisht kemi situatë të menaxhueshme

Më të lexuarat

Rama bën premtimin e madh për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të madh sa i përket bizneseve të vogla. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se...

Pagat e Luftës, Rama: Një lajm i mirë

Kryeministri Edi Rama sapo ka ndarë një mesazh me qytetarët lidhur me Pagat e Luftës. Kreu i Qeverisë njofton se ka kaluar 30 mijëshin numri...

Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë identifikim biometrik të të gjithë votuesve. Kjo do të...

Shtimi i rasteve në Maqedoninë e Veriut/ Policia: Do të hyjmë nëpër shtëpi

Maqedonia e Veriut ka ngritur alarmin pasi numri i rasteve të infektimeve është rritur sërish. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj...

Kush e rikonstruktoi spitalin COVID-4? Berisha ‘nxjerr blof’ Ramën, ja çfarë fshihet pas kësaj

COVID-4 është struktura  më e re spitalore, e përshtatur si një spital karantinë, me kushte dhe standarde. Ky spital është bërë gati, nëse do...

“Do ketë marrëveshje për Reformën Zgjedhore”/ Hajdari komenton sjelljen e ambasadores së SHBA

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka komentuar situatën politike në vend dhe negociatat për Reformën Zgjedhore. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hajdari u...

Vendi i parë në botë/ Irani goditet nga vala e dytë e koronavirusit

Vendet nga mbarë bota kanë filluar të lehtësojnë masat kufizuese të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Mirëpo, kjo rihapje nuk ka rezultuar efektive...

Rama mbron 15-vjeçaren, 1 vit më parë publikoi identitetin e prindërve të 13-vjeçares së përdhunuar

Deputeti i opozitës Halit Valteri, propozoi sot në Kuvend rikthimin e dënimit me vdekje për përdhunuesit. Ai iu referua rastit të abuzimit të një...

Porositi shkrimin kundër Ramës? Këshilltari i Metës tregon si qëndron e vërteta

Këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, ka reaguar menjëherë pasi mediat italiane i nxorën emrin në skandalin e ‘fake news’-it të porositur në vendin...

Rrëfimi/ Edhe shoqja e 15-vjeçares u abuzua: Ja si më gënjyen dy vajza

Pas ngjarjes makabër të regjistruar në shkollën e Babrrusë, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doga, të tjera skandale...

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24” Presidenti Ilir Meta komentoi situatën e krijuar nga COVID-19 në vend.

Kreu i Shtetit pohoi se “fatmirësisht kemi situatë të menaxhueshme”.

Një vështrim i përgjithshëm për situatën zoti President. Kanë kaluar 6 javë qyshkur është shfaqur koronavirusi në vendin tonë. Me çfarë ritmesh ju duket tani?

Presidenti Meta: Natyrisht që shfaqja fillimisht ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese në drejtim të ruajtjes së shëndetit tëqytetarëve shqiptarë, aq më tepër po të kemi në konsideratë atë atmosferë aq rënduese në Italinë fqinje, një vend aq i afërt dhe aq i rëndësishëm për ne.

Megjithatë, për fat të mirë, edhe për shkak të masave të marra, edhe për shkak të reagimit të përgjegjshëm të të gjithë qytetarëve në tërësi, por edhe të gjithë aktorëve, është arritur, padyshim edhe të mjekëve, të personelit shëndetësor, që kjo të jetë një situatë relativisht e qëndrueshme dhe e menaxhueshme pa kaluar në një krizë mbingarkese të menaxhimit shëndetësor.

Por padyshim zgjatja e saj ka patur dhe ka sfida të tjera mjaft shqetësuese për të gjithë, sidomos për sipërmarrjen dhe për qytetarët që kanë rrezikuar vendet e tyre të punës, sepse kuptohet që tashmë u bënë gati 6 javë dhe ende nuk ka një perspektivë të qartë për rikthimin në normalitet.

Kjo situatë ku ndodhemi tani, me këto ritme që është tani, e justifikon pjesën e masave shtrënguese të marra nga qeveria? A janë të duhurat apo janë më të shtrënguara se sa duket?

Lexo edhe :   Koronavirusi në Shqipëri/ Ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Presidenti Meta: Ne kemi diskutuar vazhdimisht për këtë çështje dhe duhet të kemi në konsideratë, që nuk ka një menaxhim perfekt të kësaj krize asgjëkund.

Lexo edhe :   Nuk u fut në izolim si vendet tjera, Suedia pranon “fajin”

Ne kemi vënë re që vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila duhet të ishte lider në udhëzime dhe në orientimin e të gjithë vendeve për marrjen e masave ka ndryshuar disa herë vlerësimin e saj për këtë virus apo për këtë sëmundje derisa edhe situata e pandemisë u shpall me mjaft vonesë, siç deklarohet sot nga shumë vende.

Dhe vende të ndryshme kanë patur qasje të ndryshme, sepse është një eksperiencë gati e re, e panjohur më parë ose diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur shumë dekada më parë.

Kështu që në këtë drejtim ne duhet të jemi tërësisht të fokusuar në vlerësimin sa më objektiv të treguesve aktualë, si përsa i takon shëndetit publik, si përsa i takon gjithashtu treguesve të ekonomisë në mënyrë që të ruajmë balancën e duhur dhe të fillojmë të përshtatemi gradualisht hap pas hapi për t’u rikthyer drejt normalitetit, por pa cenuar sigurinë e masave shëndetësore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 85-vjeçare e...

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme. Sipas Anadoly Agency, tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë dhe u regjistrua në 7...

Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut? Zaev shfaqet i pakënaqur

Partia BDI në Maqedoninë e Veriut ka shprehur hapur qëllimin, për të vendosur për herë të parë në krye të qeverisë një kryeministër shqiptar. Kryetari...

“Të implementohet pa humbur kohë”/ Kryemadhi reagon për marrëveshjen

Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi...

Rudina Hajdari: Mora garanci nga ambasadorët edhe për lista të hapura

Deputetja Rudina Hajdari shprehet e shqetësuar në lidhje me mosndryshimin e sistemit zgjedhor për të shkuar drejt listave të hapura. Në fjalën e saj pas...
WhatsApp KONTAKTO TT