Italia prej disa javësh është “gjunjëzuar” nga koronavirusi, mirëpo ajo nuk ka qenë vetëm!
Shumë shtete kanë shprehur solidaritetin duke i ofruar Italisë ndihmë në këtë periudhë të zymtë, ku ajo ka pasur humbje të shumta në njerëz si pasojë e COVID-19.
Ndër vendet që i ka “zgjatur dorën”, ka qenë edhe Kina e cila përveç disa mjekëve të dërguar ditë më parë në Lombardi, tashmë ka dërguar edhe një ngarkesë me pajisje mbrojtëse për mjekët.
Sipas “Tgcom24”, një sasi prej 40 ton pajisje mjekësore kanë mbërritur në aeroportin e Palermos.
Materialet përfshijnë maska, doreza dhe veshje të posaçme për mjekët. Në ditët në vijim pritet të mbërrijnë ndihma të tjera nga Kina për Italinë.